Kablla 1000km për në Galaksi - Kabllat Qiellorë | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Të shkosh në hapësirë është e vështirë.

Në këtë moment, është si të ngjitesh në bjeshkë me bicikletë njërrotëshe.

Me një çantë plot eksplozivë.

Shumë ngadalë, nuk mund të transportosh shumë gjëra, dhe mund edhe të vdisni.

Një raketë duhet të arrijë shpejtësi rreth 40.000 km/h për tu larguar nga Toka.

Për ta arritur atë shpejtësi, raketat janë kryesisht kontenierë me karburant dhe një ngarkesë fare të vogël.

Kjo nuk është mirë nese doni të shkoni në planete të tjera

sepse iu nevojiten shumë gjëra nëse doni të mbijetoni dhe ndoshta edhe të ktheheni.

Pra, a ka ndonjë mënyrë për të shkuar në hapësirë me më pak karburant e më shumë ngarkesë?

Diçka e mirë që na i zgjidhi shumicën e problemeve tona të transportit në Tokë është ajo që e quajmë infrastrukturë.

Qofshin ato rrugë për vetura, porte për anije, ose hekurudha për trena.

E kemi bërë më të lehtë për të udhëtuar.

Mund ta aplikojmë të njejtën zgjidhje për udhëtim hapësinor.

Infrastruktura hapësinore do ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë shkuarjen në orbitë dhe në Hënë, Mars dhe përtej.

Shumë mirë, por çfarë në të vërtetë është infrastruktura hapësinore?

Ndryshe nga një ashensor tokësor për hapësirë, i cili momentalisht është vetëm trillim,

ekziston një teknologji e thjeshtë por premtuese që nuk kërkon shkencë të re,

e as materiale magjike ose investime të mëdha.

Dhe ajo është testuar me sukses në orbitë tashmë.

Një kabëll dhe një peshë

e njohur si lidhje.

Koncepti është aq i thjeshtë; është befasuese.

Çfarë nëse i vendosim këto lidhje,

qindra ose mijëra kilometra të gjata - në hapësirë, dhe po të kishim anije kozmike

të cilat do ti përdornin këto lidhje si shkallë për tu ngjitur në lartësi më të mëdha dhe të fitonin shpejtësi?

Ky koncept njihet si Skyhook (grepi qiellor).

Funksionon edhe më mirë nëse rrotullohet.

Një kundërpeshë e mbanë në vend një kabull të gjatë përderisa rrotullohet në formë rrethi.

Lidhja rrotulluese e ngadalëson majën e saj në varësi nga pozita e poshtme

dhe e shpejton atë në maje si një katapultë.

Kjo do të thotë se mund të transferohet energjia nga lidhja

dhe të fitohet një përforcim masiv kur ajo lëshohet, pak a shumë falas,

e barabartë me dyfishin e shpejtësisë së rrotullimit të lidhjes.

Ekzistojnë fibra të specializuara të cilat mund ta durojnë

stresin ekstraordinar me të cilin do të ballafaqohej Skyhook-u.

Për ta mbrojtur lidhjen tonë nga ndeshjet me gurët dhe meteorëet,

mund ta mbështjellim atë me një rrjetë fibrash.

Meqë Skyhooku ynë do të kalonte nepër të njejtin vend shumë herë në ditë,

kjo do toë mundësonte raketa të ripërdoshme që ta arrinin atë.

Sigurisht që nuk është aq lehtë.

Në pikën e saj më të ultë, lidhja udhëton drejt

atmosferës me shpejtësi prej 12,000 km/h.

Për shkak të atmosferës së Tokës, nuk mund ta ulim Skyhookun

shumë sepse do të nxehej nga fërkimi me ajrin.

Prandaj do të zhytet në lartësi 80 deri

150 kilometra dhe jo më poshtë.

Për ta arritur këtë, na duhet makina hapësinore e cila mund të shkojë deri te lidhja.

Edhe pse kjo nuk është aspak e lehtë, është përsëri shumë më lire se dërgimi i një kanaqeje të kallajit, të mbushur me karburant raketor, për të lëvizur me 40.000 km/h.

Kapja e majës do të jetë sfidë poashtu.

Ka kohë të shkurtë prej vetëm 60 deri 90 sekonda

për të gjetur diçka të vogël në qiell, e cila lëvizë me shpejtësi Mak 12.

Për ta bërë këtë më të lehtë, maja do të mund të kishte një lloj spango peshkimi të gjatë një kilometër

me një dron navigimi i cili e ndihmon sondën të lidhet.

Sfidë tjetër është mbajtja e Skyhookut tonë në orbitë.

Sa më shumë anije që lidhen për të dhe e tërheqin veten lartë,

ato e përdorin momentumin që e mbanë atë në vend të palëvizur.

Nëse nuk bëjmë asgjë, ajo do të ngadalësohet dhe të bie në atmosferë.

Dhe këtu, mund ta mashtrojmë pak universin.

Skyhooku është bateri e energjisë orbitale.

Është e mundur të balancohen shkëmbimet vajtje-ardhje.

Anijet që vijnë duke sjellë njerëz dhe materiale në Tokë

i shtojnë energji lidhjes, e cila mund të ua jep atë anijeve tjera të cilat nisen për hapësirë.

Në këtë mënyrë, lidhja nuk humb energji.

Sa më shumë që e përdorim, aq më e lirë bëhet.

Nëse ende energji me secilën shtysë, ne mund ta ripërtërijmë atë me motorë të vegjël elektrikë ose kimikë

të cilët vazhdimisht e korrigjojnë pozitën e lidhjes.

Një set lidhjesh, njëra pranë tokës dhe njëra pranë marsit, mund të bënte udhëtimet nderplanetare të thjeshta,

të drejtpërdrejta dhe me kosto të ulët në krahasim me raketat.

Lidhja Tokësore do rrinte në orbitë të ulët

për të marrë njerëz dhe kontenierë dhe ti “hidhte” në Mars.

Lidhja Marsiane i kap dhe i ndadalëson pë uljen në siperfaqe.

Në drejtimin e kundërt, lidhja mund të kapte një automjet

që udheton në atmosferën e hollë të Marsit me shpejtesi vetëm prej 1000km/h

jo edhe më shpejt sesa aeroplanët komercialë në Toke, dhe i hedh

mbrapsht ne Tokë ku mund të kapet dhe të ulet poshtë.

Lidhjet mund të shkurtonin udhetimet nderplanetare,

nga 9 muaj deri në 5 apo edhe 3,

dhe të ulte sasinë raketave me rreth 84 deri 96%.

Edhe më mirë, njerëzit mund te udhëtojnë me luks,

meqë mund të dergojmë edhe njerez me komfort relativ.

Udhetimi Kabllor mund të jetë udhetim i klasit të parë në Mars!

Bashkë, lidhjet Tokë-Mars mund të ishin kocka primare e transportit ekonomik.

kocka primare e transportit ekonomik.

Kjo do e bente udhëtimin ndërhapsinor të mundshem dhe të volitshëm.

Por le të shkojmë më tej.

Duke u nisur nga orbita e ulët Marsiane,

një lidhje mund të cojë anijet hapësinore deri në rripin asteroidal.

Anija e parë e cuar në asteroid

do kishte nevojë për raketa për ta ngadalësuar deri në destinacion.

Arritje të mëvonshme do gjenin lidhje të tjera në pritje

për ti kapur dhe ti derguar mbrapsht falas.

Të shkuarit në asteroide lirë është një nga komponentët kryesore

në hapjen e resurseve të sistemit diellor.

Metale të shtrenjta dhe minerale të vlefshme mund të ekstraktohen dhe cohen në Mars

vetëm javë pasi ishin prerë nga asteroidi.

Kjo do ishte baza më perfekte e ndertimit të civilizimit tonë ndërplanetar.

Por pse të ndalojmë aty?

Hënat e Marsit janë shumë të vlefshme.

Asnje Hënë tjetër në orbitë solare nuk rrotullohet aq afër planetit të vet.

Fobos është aq i rëndë sa nuk do kishim nevojë të ngadalësojmë,

duke e berë pikën perfekte të kapjes për super-lidhjet ndërhapsinore

gati nën 6000km e gjatë.

Pika më e ulet do fluturonte pakëz mbi siperfaqen e Marsit dhe do ishte e lehtë për tu kapur.

Maja e sipërme mund të fluturojë anije deri në Jupiter dhe Saturn.

E njëjta super-lidhje mund të afrojë edhe sistemin diellor më pranë.

Venusi dhe Mërkuri janë vetëm një hedhje larg.

Ndryshe nga Marsi, ato kanë shumë energji solare dhe janë plot me minerale.

Në aspektin afatgjatë, asgje nuk e ndalon njerëzimin të ndërtojë nje

rrjet transporti pa shtytës per planetet pranë hënave Marsiane-

Lidhjet janë relativisht të lira dhe të të mirëmbajtshme, që mund ta bëjë udhëtimin ndërhapësinor

te lirë edhe per të gjith pjesën e sistemit diellor

të hapur ndaj eksplorimit dhe marrjes.

Duke konsideruar që ne e kemi teknologjinë për ti ndertuar sot

s’ka asnjë arsye për të pritur më gjatë.

Pjesë të sistemit Diellor janë shumë larg, por mund te jenë më pranë.

Meqë po flasim për gjera të vështira per tu arritura, por që skanë nevojë të jenë:

Njohuria.

(Fillon reklama)