Lufta Botërore e Bubrrecave - Bubrrecat Ushtarakë | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Disa grupe thjeshtë nuk pajtohen mes vete.

Çdo ditë, miliarda ushtarë luftojnë një luftë të pamëshirshme çdo ditë

në mijëra fronte, dhe kjo luftë ka vazhduar për mbi 100 milionë vite.

Lufta Botërore e Bubrrecave.

Bubrrecat janë qenie të lashta të cilat u shfaqën rreth 160 milionë vite më parë

dhe aq suksesshëm i morën mbi vete nisha të shumta ekologjike

saqë u bënë një nga organizmat dominant në planetin Tokë.

Sot, ekzistojnë më shumë se 16.000 specie të ndryshme

me mbi 10 mijë triliardë individë.

Së bashku, bubrrecat përbëjnë 20% të biomasës totale të kafshëve tokësore.

Ngjashëm me njerëzit, çelësi i suksesit të tyre është bashkëpunimi.

Përderisa një bubrrec i vetëm është thuajse i padobishëm,

së bashku, ata janë në gjendje të bëjnë mrekulli.

Ata ndërtojnë koloni komplekse,

kujdesen për blegtori,

ndjekin bujqësinl,

dhe kanë marrëdhënie simbiotike.

E, po ashtu, bubrrecat bëjnë luftë.

Madje edhe mes specieve të njejta, një gjendje e përhershme konflikti është mjaftë e zakonshme.

Përleshje, grabitje, dhe invazione totale

ndodhin çdo ditë, duke shkaktuar miliona vrasje.

Le të shohim disa prej më interesanteve në një seri videosh.

Në këtë, bubrreci ushtarak - një zgjua i krijuar për luftë.

Grupi i bubrrecit ushtarak përbëhet nga rreth 200 lloje.

Bubrrecat ushtarakë nuk ndërtojnë çerdhe; ata jetojnë si nomadë

me grupe prej miliona individësh.

Në gjah, disa lloje formojnë kolona të mëdha të gjata deri në 100 metra

duke vrarë dhe duke i copëtuar menjëherë çdo insekt ose kurrizor të vogël që u del përpara.

Grupet më të mëdha gjahtuese mund të vrasin deri në 500.000 kafshë në ditë.

Disa bubrreca ushtarakë specializohen në konsumimin e insekteve tjera sociale

si termitet, grerëzat e sidomos bubrrecat tjerë.

Grerëzat janë të ashpra, dhe mund të duken të pathyeshme,

por nëse një grup arrinë deri te kolonitë e tyre,

ato nuk kanë shansa.

Grerëzat shumë më të mëdha e më të forta mbase mund ti mbysin disa prej tyre,

por ato shpejt mposhten nga numrat e bubrrecave.

Madje edhe nëse mbretëresha e tyre mbijeton,

bubrrecat ushtarakë i vjedhin larvat e asaj kolonie, dhe menjëherë i hanë ato.

Nuk ka shpëtim nga kjo.

Kur bubrrecat ushtarakë zbulojnë një koloni bubrrecash tjerë, i sulmojnë menjëherë.

Mbase ju mund të mendoni se kjo do të ishte luftë më e barabartë, por nuk është.

Pasiqë bubrrecat ushtarakë veprojnë si njësi sociale,

ata janë veçanërisht të rrezikshëm dhe efektiv.

Shumica e bubrrecave ushtarakë nuk janë kushedi çfarë individualisht,

por mund ta mposhtin viktimën e tyre përmes numrit të madh të tyre

para se kolonia viktimë të mund të mbrohet.

Dhe kështu, invazionet fitohen nga sulmuesit

dhe kolonia e sulmuar dëmtohet shumë,

ose shfaroset.

Çuditërisht, bubrrecat ushtarakë nuk luftojnë me bubrrecat tjerë ushtarakë.

Kur dy koloni ndeshen me njëra-tjetrën në natyrë,

ato kalojnë duke e anashkalur

njëra - tjetrën.

Ka kuptim nga pikëpamja evolucionare.

Bubrrecat ushtarakë që luftuan bubrrecat tjerë ushtarakë

sigurisht u zhdukën miliona vite më parë.

Dhe vërtetë, ata janë kaq vrastarë, saqë llojet tjera të bubrrecave u desh të specializohen

për të mbijetuar në praninë e tyre.

Shumë lloje vetëm alarmohen dhe evakuojnë çerdhen e tyre sapo të hetojnë vëzhguesit e huaj

duke bartur sa më shumë larva që munden,

në mënyrë që të rikthehen dhe të rindërtohen pas sulmit.

Speciet tjera kanë zbuluar bunkera për jetesë, pasiqë luftimet janë kaq të ashpra.

Ata kanë klasën punëtore të cilët kanë kokë të mëdha katrore.

Kur vijnë bubrrecat ushtarakë ,

ata i përdorin ato për të bllokuar hyrjen në çerdhen e tyre,

kështu që sulmuesit duhet të dorëzohen pas një kohe.

Por, jo të gjithë frikësohen nga bubrrecat ushtarakë.

Bubrrecat gjetheprerës formojnë një prej shoqërive më të mëdha dhe më të ndërlikuara

prej të gjitha kafshëve me përjashtim të njeriut.

Ata jetojnë në çerdhe shumë të mëdha, disa metra thellë dhe disa metra gjerë,

duke strehuar miliona banues me ndarje dhe detyra shumë të sofistikuara.

Si p.sh. ushtarët e mëdhenj - 100 herë më të mëdhenj se bubrrecat punëtorë.

Qëllimi i tyre i vetëm është të mbrojnë kolonitë e tyre nga bubrrecat ushtarakë.

Prapëseprapë, ato kanë një kundërshtar.

Dieta e llojit Nomamirmeks esenbeki të bubrrecave ushtarakë

përbëhet kryesisht nga larvat e bubrrecave tjerë.

Krahasuar me bubrrecat tjerë ushtarakë, ata kanë një mbështjellës më të fortë.

Deri më tani, ata janë i vetmi lloj i njohur që mund të sulmojnë me sukses një koloni të rritur të gjetheprerësve.

Kur ata gjejnë një koloni gjetheprerësish, qindra mijrëa sulmojnë në një kolonë të gjatë.

Në momentin që bubrrecat gjetheprerës hetojnë sulmin e bubrrecave ushtarakë, ata kalojnë në gjendje krize

dhe menjëherë i alarmojnë ushtarët e tyre, të cilët menjëherë grupohen tek ana që sulmohet.

Krijohet një vijë e frontit e cila mund të jetë disa metra e gjerë dhe deri në një metër e thellë.

Ushtarët gjetheprerës luftojnë kokë më kokë me bubrrecat ushtarakë,

duke i kapur ata dhe duke u munduar të ua këpusin kokat.

Punëtorët më të vogël gjetheprerës ndihmojnë duke i kapur armiqtë.

Ekipe të vogla sulmojnë nga prapa vijës së frontit,

ku i copëtojnë armiqtë duke u këputur këmbët nga trupi.

Ndërkohë, sulmuesit tentojnë ti rrethojnë viktimat,

dhe ti thumbojnë për vdekje.

Pavarësisht mbrojtjes së fuqishme, dhe përgjigjjes së vendosur,

bubrrecat ushtarakë janë më të shumtë në numër.

Andaj, duke mos ditur se a mund të fitohet beteja, gjetheprerësat përgatiten për më të keqen.

Punëtorët nxitojnë të krijojnë barrikada

dhe të mbyllin sa më shumë hyrje të çerdhës që është e mundur, për të siguruar vezët e tyre.

Nëse gjetheprerësat nuk janë të aftë të i zmbrapsin sulmuesit,

ose të paktën të barrikadojnë hyrjet e tyre me kohë,

bubrrecat ushtarakë marrin përsipër çerdhen, duke e shtypur çdo kundërshtim.

Ata depërtojnë thellë në çilarët e fshehtë,

dhe vjedhin dhjetëra mijëra vezë të gjetheprerësve për ti ngrënë.

Edhe nëse kolonia e gjetheprerësve mbijeton, kjo është një goditje e rëndë për ta.

Pa marrë parasysh kush e ka fituar luftën, mijëra trupa të pajetë shtrihen në fushëbetejë.

Kur bubrrecat ushtarakë sulmojnë, vdekja vie bashkë me ta.

Por, ka lloje tjera që formojnë ushtri shumë më të rrezikshme.

Specie që formojnë superkoloni, duke mbuluar mijëra kilometra katrorë,

ose disa kontinente, duke u përfshirë në luftëra me kilometra larg.

Ato meritojnë videot e tyre të posaçme.

Pa marrë parasysh shkallën, lufta është pjesë e ekzistencës së bubrrecave,

qoftë ajo mes kolonive të mëdha ose mes grupeve të vogla që përpiqen të mbrohen nga një sulm.

Në pyjet shirave tropikale, por edhe në të çarat e betonit mbi të cilat ecim çdo ditë.

Njerëzit kanë vendosur se nuk duan të luftojnë shumë.

Për bubrrecat megjithatë, bubrreci tjetër gjithmonë do të jetë armik.

Jo, disa grupe thjeshtë nuk pajtohen.

Nëse nuk ngopeni me këtë video, ne jemi duke bërë Pjesen e Dytë të Serive për Bubrrecat!

me ndihmën e CuriosityStream.com

CuriosityStream.com është shërbim i “streaming” të mijëra dokumentarëve.

shikuesit e kurzgesagt mund të vizitojnë curiosity.com/kurzgesagt

për të fituar 31 ditë falas për të shikuar filma në atë webfaqe

Qëndroni me ne për Pjesën e Dytë.

dhe vizitoni atë webfaqe nëse doni.