Si funksionon Bursa e Vlerave (Për Budallenj). | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Çfarë është Bursa dhe si funksionon ?

Bursa nuk është asgjë tjetër vec se një rrjet i madh botëror

që ka tendencë ta organizojë tregun, dhe ku çdo ditë shuma marramendëse të parave qarkullojnë.

Në total mbi gjashtëdhjetë trilion (60,000,000,000,000) euro në vit tregtohen.

Më shumë se vlera e të gjitha mallrave dhe shërbimeve në të gjithë ekonominë e botës në tërësi.

Megjithatë nuk janë mollë ose furça të dhëmbëve të dorës së dytë ato që tregtohen në këtë treg.

Por kryesisht tregëtohen letrat me vlerë.

Letrat me vlerë janë të drejta ndaj mjeteve(aseteve), që kryesisht janë në formë të aksioneve [share=pjesë(përkthyer bukfalisht)].

Një “pjesë” nënkupton një aksion në një kompani.

Por përse vallë tregtohen aksionet?

Epo, së pari duhet të dimë që vlera e aksionit ka relacion me kompaninë të cilës i takon.

Nëse e mendoni vlerën e kompanisë krahasuar me një picë.

Sa më e madhe të jetë madhësia e picës, aq më e madhe është çdo pjesë e saj.

Nëqoftëse p.sh Facebook-u nëpërmjet një modeli të ri biznesi është në gjendje ta rrisë profitin masovikisht.

Madhësia e picës(kompanisë) do të rritet poashtu, dhe si rezultat i kësaj do të rritet dhe vlera e pjesëve(aksioneve) e saj.

Kjo natyrisht është një gjë e mirë për aksionarët(pronarët e aksioneve).

Një aksion që le të themi e ka pasur vlerën 38 euro, tani mund të vlejë 50 euro.

Nëse shitet me çmimin e ri, realizohet profit prej 12 eurosh për aksion!

Por çka përfiton Facebook-u nga gjithë kjo?

Kompania mund ti rrisë fondet duke i shitur aksionet e saj dhe duke i investuar mjetet e fituara në zgjerimin e biznesit të saj.

P.sh Facebook-u ka fituar gjashtëmbëdhjetë miliard dollarë nga shitja e aksioneve në bursë.

Megjithatë, tregtimi me aksione shpeshherë është lojë e fatit.

Askush nuk mund të thotë se cila kompani do të performoj mirë dhe cila jo.

Nëse një kompani ka reputacion të mirë, investitorët do ta mbështesin.

Një kompani me reputacion ose performancë të dobët do të ketë vështirësi në shitjen e aksioneve të saj.

Për dallim nga tregjet normale ku të mirat mund të preken dhe të dërgohen në shtëpi,

në bursë vetëm të mirat virtuale janë në dispozicion.

Ato paraqiten në formë të çmimeve të aksioneve dhe tabelave në monitorë.

Këto çmime mund të pësojnë rritje apo rënie brenda sekondave,

prandaj pronarët e aksioneve duhet të jenë të shpejtë në mënyrë që të mos humbasin ndonjë mundësi.

Edhe një thashethëm i thjeshtë mund të ndikojë në rënie të shpejtë të kërkesës për aksione pa marrë parasysh vlerën e vërtetë të kompanisë.

Natyrisht edhe e kundërta mund të ndodhë.

Nëqoftëse një numër i madh i njerëzve blejnë aksione të dobëta, sepse ata kanë vërejtur potencial prapa asaj ideje,

vlera e atyre aksioneve do të rritet si rezultat i kësaj.

Veçanarisht kompanitë e reja mund të përfitojnë nga kjo.

Edhe pse shitjet e tyre mund të pësojnë rënie, ata mund të gjenerojnë kesh duke përdorur mënyra tjera.(p.sh. i shesin tek individë privat)

Skenari më i mirë i mundshëm mund të jetë ideja e shëndrruar në realitet.

Ndërsa si skenari më i keq i mundshëm mund të rezultojë një flluskë(balonë) spekulative me asgjë tjetër përveq ajër të nxehtë në të.

Dhe përvoja na mëson se flluskat janë të destinuara të pëlcasin.

Vlera e tridhjetë kompanive më të mëdha gjermane është e përmbledhur në atë që njihet si Indeksi i Aksioneve (DAX).

DAX-i tregon se sa mirë apo sa dobët këto kompani të mëdha dhe ekonomia në përgjithësi po performojnë në kohën e tashme.

Bursat e vendeve tjera poashtu kanë indekset e tyre.

Dhe të gjitha këto tregje së bashku krijojnë një rrjetin global tregtar.

Kërkoj falje për gabimet e mundshme!

Përkthimi dhe përshtatja: Kujtim Tetaj