Si funksionon Evolucioni. | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Mekanizmat e evolucionit

Cfare eshte evolucioni?

Evolucioni eshte zhvillimi i jets ne planetin Toke

Ky eshte nje proces qe filloi miliona vjet me perpara dhe ende vazhdon.

Evolucioni na shpjegon se si eshte i mundur zhvillimi i diversitetit te formave jetesore.

Ai na shpjegon se si protozoaret primitiv arriten te behen miliona prej specieve te ndryshme qe njihen sot.

Evolucioni,pra,eshte pergjigjia e pyetjes qe te gjithe kemi pyetur kur kemi pare nje Dashund dhe nje Danez te madh sebashku:

Si eshte e mundur qe te kete pasardhes qe duken kaq te ndryshem nga njeri tjetri?

Per t’iu pergjigjur kesaj pyetjeje do fokusohemi tek kafshet,pa perfshire kerpurdhat ose bimet.

Pyetja e pare qe mund te pyesim rrjedhimisht eshte: Si mundet nje kafshe te zhvillohet ne nje specie krejt te re?

Po ceshte nje specie ekzaktesisht?

Nje specie eshte nje grup kafshesh te cilat jane te afta te riprodhohen dhe te lindin pasardhes

Dhe keta pasardhes jane ne gjendje te riprodhohen perseri per te dhene pasardhes te tjere.

Per te kuptuar me mire ne duhem te perqendrohemi tek keto pika:

1.Uniticiteti i krijesave te gjalla, qe garantohet nepermjet riprodhimit dhe trashigimise,

2.Perzgjedhja natyrore

Cdo krijese qe jeton eshte unike dhe kjo eshte e nevojshme per evolucionin.

Pjestaret e nje specieje mund te perngjajne me njeri tjetrin ne paraqitje;

Prapeseprape ato kane tipare dhe karakteristika te ndryshme.

Ata mund te jene pak me te medhenj, te shendoshe, te forte ose tullecer se te tjeret.

Cila eshte arsyeja e ketyre ndryshimeve? Le ti veshtrojme me nga afer.

Cdo krijese eshte e perbere nga qelizat.Keto qeliza kane nje berthame.

Berthama permban kromozomet dhe kromozomet permbajne ADN.

ADN konsiston ne gjene te ndryshme dhe jane keto gjene te cilat mbartin informacionin.

Ato mbartin instruksione dhe urdhra per qelizen dhe perkufizojne karakteristikat dhe tiparet e krijesave te gjalla.

Dhe eshte pikerisht kjo ADN qe eshte unike per cdo krijese.

Ajo ndryshon prej te nje individ tek nje tjeter prandaj ata kane tipare te ndryshme.

Po si krijohet ky varietet i jashtezakonshem ADN-je?

Nje faktor qe luan rol kryesor ne kete pjese eshte riprodhimi ne mase.

Ne natyre mund te verejme se kafshet kane me shume pasardhes se e kane te nevojshme,

si per pasoje shume prej tyre vdesin ne moshe te re.

Shpesh ka me shume te lindur, se sa mjedisi,ku ato jetojne,nuk mund ti perballoje

Ky eshte nje nga faktoret qe ndikon ne rrijtjen e diversitetit brenda species.

Sa me shume pasardhes qe lindin aq me pak dallime ka ndermjet tyre,

dhe kjo eshte ajo qe do natyra: Sa me shume dallime te vogla.

Shkaku i dyte i unicitetit shkaktohet dhe nga trashigimia vete.

Me trashegimi kuptojme transmetimin e ADN nga prinderit tek pasardhesit.

Dy faktorej luajne rol ne kete proces:Rikombinimi dhe Mutacioni.

Rikombinimi eshte perzierja e rastesishme e ADN-se se dy krijesave.

Kur dy krijesa bien ne dashuri dhe ciftohen, ato rikombinojne gjenet e tyre dy here.

Heren e pare, ato e bejne kur ato gjenerojne gametat specifike si sperma dhe vezet.

Gametat marrin gjysmen e gjeneve dhe i perziejne ato.

Hera e dyte, ndodh kur nje mashkull inseminon nje femer.

Prinderit japin secili 50% nga ADN e tyre,pra 50% te karakteristikave dhe tipareve te tyre specifike.

Keto me pas rikombinohen ose miksohen.Dhe resultatati eshte nje pasardhes i ri.

Keta pasardhes kane nje miks ADN te rastesishem,pra tiparet dhe karakteristikat e prinderve te tyre.

Kjo rrit diversitetin dhe ndryshimet brenda nje specieje me tej,

por mutacionet jane poashtu te rendesishme per evolucionin.

Mutacionet jane ndyshime te rastesishme ne ADN.

Mutacionet mund te pershkruhen si gabime te kopjimit te ADN,

te shkaktuara nga toksinat ose substanca te tjera kimike,ose dhe nga radiacioni.

Nje mutacion krijohet kur nje pjese e ADN-se ndryshohet.

Keto ndryshime jane shpesh negative dhe mund te rezultojne ne semundje si kanceri.

Prapseprape, ato mund te kene efekte neutrale ose pozitive,

si ngjyra blu e syve tek njerezit,e cila eshte nje mutacion i rastesishem.

Ne te gjitha rastet nje mutacion duhet te preke nje gamete si sperma ose veza,

sepse vetem ADN-ja e gametave trashegohet tek pasardhesi.

Kjo eshte arsyeja qe gjate nje seance me rreze-x ne mbrojme organet tona seksuala, kurse pjeset e tjera te trupit nuk jane ne rrezik.

Per ta permbledhur; ne procesin e trashegimise krijesat transmetojne karakteristikat tek pasardhesite tyre me ane te ADN-se.

Rikombinimi dhe mutacioni e ndryshojne ADN-ne,qe cdo pasardhes te ndryshoje nga te tjeret,

dhe te marr nje miks te rastesishem te karakteristikave te prinderve.

Kjo eshte nje fjale kyqe:rastesia

Te gjitha keto procese jane te bazuara ne shans ose rastesi.

Rikombinimet dhe mutacionet e rastesishme rezultojne ne individe te rinj me mikse te rastesishme me tipare ose karakteristika,

te cilet i miksojne keto rastesisht dhe i trashegojne tek brezi tjeter.

Po si mund te jete e rastesishme,kur te gjitha krijesat e gjalla jane te pershtatura ne mjedis,

si p.sh insekti shkop ose kolibri,dhe peshkut-bretkose?

Pergjigjia mundesohet nga pika e dyte : Seleksioni

Cdo individ eshte i zgjedhur sipas nje procesi te selektimit natyror.

Sic kemi mesuar,cdo individ eshte i ndryshem nga tjeri,

dhe ka variacione shtese brenda nje specieje.

Faktoret e jashtem kane nje efekt ne krijesat e gjalla. Keto te ashtuquajtur faktor selktiv perfshijne:

Grabitqaret, parazitet, kafshe te te njejtes specie, toksina , ndryshime ne habitat, ose klime.

Selektimi eshte nje proces te cilin cdo gjallese eshte e detyruar ta ndjeke.

Cdo krijese ka nje miks unik tiparesh ose karakteristikash.

Ky miks i ndihmon te mbijetojne ne mjdisin e tyre, ose jo…

Cdo individ me nje miks te papershtatshem do te selektohet nga mjedisi rrethues.

Individet me miksin e duhur mbijetojne dhe trashegojne tiparet e tyre te permirsuara.

Prandaj,diversiteti eshte shume i rendesishem.

Kjo eshte arsyeja qe shume krijesa mundohen te lindin sa me shume pasardhes qe jane te ndryshem.

Duke rritur keshtu mundesine qe ky pasardhes tí mbijetoje selektimit natyror.

Duke rritur keshtu mundesine qe ky pasardhes tí mbijetoje selektimit natyror.

Nje shembull i mire i ketij rasti eshte nje grup trishtilash qe jetojne ne nje ishull te pabanuar.

Ato jane disa nga kafshet me te njohura ne boten e shkences,

te njohur si trishtilat e Darvinit, pas zbulimit te tyre nga Charles Darwin.

Disa qindra vjet me perpara,nje grup i vogel trishtilash u zhvendos ne ishujt Galapagos ne mes te oqeanit Atlantik,ndoshta nga nje stuhi e madhe.

Keta zogj e gjeten veten ne nje mjedis komplet te ri per ta,

nje parajse e vertete: Rezarva te medha ushqimore, pa grabitqare.

Ata u riprodhuan shume dhe u perhapen ne gjithe ishujt.

Qe solli nje reduktim te rezervave ushqimore.

Kjo “parajse” ishte e kercenuar dhe mes zogjve lindi konkurrenca.

Ketu hyri ne mes Seleksitimi Natyror.

Karakteristikat dhe ndryshimet e vogla, ne kete rast sqepat e ndryshem,

do te thoshte qe disa prej zogjve mund ta shmangnin konkurrencen me te tjeret.

Sqepat e disa zogjve ishin me te pershtatura, per te germuar per krimba.

Zogjte e tjere ishin te zote ti perdornin sqepat e tyre per te hapur fara.

Rrjedhimisht keta trishtila u ndane ne grupe, ne te cilat konkurrenca ishte me e vogel.

Ata filluan te ciftohen brenda grupit.

Me kalimin e shume brezave keto karakteristika u perfeksionuan,

duke i mundesuar keta zogj per te shfytezuar grupet e tyre plotesisht.

Diferencat midis dy grupeve u bene aq te medha,

saqe ata nuk mund te ciftoheshin me njeri-tjetrin.Specie te reja u formuan si rezultat.

Sot jane 14 lloje specie trishtilash qe jetojne ne ishujt Galapagos,

ku te gjithe jane rrjedhes nga e njejta specie trishtilash.

Kjo eshte rruga ne te cilen specie te reja krijohen nga evolucioni:

Nga nderveprimi i individeve unik,

lindjet e shpeshta dhe te shumta,

rikombinimi dhe mutacioni ne procesin e trashegimise,

dhe perfundimisht nga Seleksitimi.

Pse eshte kaq e rendesishme?

Na shpjegon se nga vjen ky varietet krijesash dhe pse keto krijesa jane te pershtatura me habitatin e tyre.

Por ndikon edhe tek ne personalisht.

Cdo person eshte rezultat i 3.5 miliard viteve evoluim dhe kjo te perfshin ty.

Paraardhesit e tu luftuan dhe u pershtaten per te mbijetuar.

Kjo mbijetese ishte e pasigurte.

Nqs e konsiderojme faktin se 99% e specieve qe kane jetuar me perpara jane zhdukura,

atehere mund ta konsiderojme veten pjese te nje historie suksesi.

Dinozauret jane zhdukur po ti je gjalle, duke pare kete video,

sepse ti je shume i vecante, si krijesat e tjera qe ekzistojne sot:

te pazevendesueshme dhe unike ne univers.