Video
Transkripte
Një ditë universi do të vdesë.
Por pse? Dhe si? Dhe a do të jetë i vdekur përgjithmonë?
Dhe si mund ta dimë këtë?
Para së gjithash, universi po zgjerohet.
Dhe jo vetëm kaq, shkalla e zgjerimit të tij është duke u përshpejtuar.
Arsyeja: energjia e errët.
Energjia e errët është një fenomen i çuditshëm që shkencëtarët besojnë përshkon universin.
Deri në vitin 1998 ne kemi menduar se universi duhet të punojë pak a shum si
një top që ju hidhni në qiell.
Topi lëviz lart, por në nje pikë ai ka për të zbritur poshtë përsëri.
Por zgjerimi i universit është në të vërtetë duke u përshpejtuar.
Kjo është si të hedhësh një top lart dhe ta shikosh atë të fluturojë larg
shpejt dhe më shpejt dhe më shpejtë.
Nga ku vjen ky nxitim?
Ne nuk e dimë, por ne e quajmë atë “energjia e errët”.
Einstein e mendoi ate i pari dhe pastaj vendosi se ishte budallallëk.
Tani, astrofizikantët kanë vendosur se është e besueshme.
Problemi është se kjo është e gjitha teorike, dhe në fakt nuk e dimë
cilat janë karakteristikat e energjisë së errët.
Por ka teori të ndryshme të cilat na drejtojnë në tre skenare
për fundin e universit.
1.Grisja e Madhe
Që nga lindja e tij, universi ka qenë duke u zgjeruar.
Për arsye të panjohura hapësirat e reja janë krijuar kudo në mënyrë të barabartë.
Hapësira në mes galaktikave zgjerohet, pra ato lëvizin larg njëra tjetrës.
Hapësira brenda galaktikave poashtu zgjerohet, por këtu, graviteti është mjaft i fortë
për t’i mbajtur ato së bashku.
Në skenarin e Grisjes së Madhe, zgjerimi përshpejtohet deri në një pikë ku
hapësira zgjerohet aq shpejt saqë graviteti nuk mund të kompensojë për këtë efekt.
Rezultati është një Grisje e Madhe.
Në fillim, vetëm strukturat e mëdha si galaktikat shpërbehen,
meqë hapësira në mes objekteve të vetme zgjerohet shumë shpejt.
Tjetër, trupat e mëdhenj si vrimat e zeza, yjet, dhe planetët vdesin.
Graviteti i tyre nuk është mjaft i fortë për ti mbajtur ato së bashku,
prandaj ato shpërbëhen në komponentët e tyre.
Në fund, hapësira do të zgjerohet më shpejt se shpejtësia e dritës.
Atomet tani do të prekeshin, dhe ato thjesht do të shkëputeshin.
Kur hapësira zgjerohet më shpejt se drita, asnjë grimcë në gjithësi nuk mund të ndërveprojnë
më me një grimce tjetër .
Universi do të shpërbëhej në grimca të panumërta të vetmuara që nuk do të ishin në gjendje të
preknin asgjë tjetër në një univers, të çuditshëm, pa një kohë të pacaktuar.
Hmm, dhe ju mendonit se ju ndiheshit i vetmuar!
- Vdekja e Nxehtesise ose Ngrirje
Në pak fjalë, dallimi mes Grisjes dhe Vdekjës së nxehtësisë është se
në një skenar vdekje të nxehtësisë materja qëndron e paprekur dhe konvertohet,
për një periudhë tepër të gjatë, por të kufizuar të kohës, në rrezatim,
ndërsa universi zgjerohet përgjithmonë.
Por si funkisonon kjo? Le të flasim për entropinë.
Çdo sistem ka tendencë të shkojë drejt gjendjes së entropisë më të lartë,
si në rastin e një makiatoje Latte.
Fillimisht, ajo ka rajone të ndryshme, por me kalimin e kohës, ata do të
qetësohen dhe shpërbëhen, deri sa bëhen uniformë.
Kjo vlen edhe për universin.
Kështu, ndërsa universi zmadhohet,
materia dalëngadalë kalbet dhe përhapet jashtë.
Në një moment, pas shumë gjenerata yjesh, të gjitha retë e gazit të nevojshme
për ti formuar ata do të jenë te shfrytëzuara, kështu që universi do të kthehet në errësirë.
Diejt e mbetur do të vdesin.
Vrimat e zeza ngadalë do të degjenerojnë dhe avullojnë gjatë triliona viteve
për shkak të asaj që niihet si rrezatimi Hawking.
Kur ky proces është i plotë, vetëm një gaz i holluar fotonesh dhe grimcash të lehta
mbeten, deri sa edhe këto kalben.
I gjithë aktiviteti në univers mbaron në këtë pikë.
Entropia është në maksimumin e saj dhe universi është i vdekur përgjithmonë.
Vetëm nqs … teorikisht, mund të jetë e mundur
që pas një sasie tepër të gjatë kohore,
mund të ketë një rënie spontane te entropisë si rezultat i diçkaje të quajtur
“Tunelim kuantik”, duke çuar në një Big Bang të ri.
- Big Crunch dhe Big Bounce
Ky është skenari më i mirë.
Nëse ka më pak energji të errët se sa ne mendojmë ose zvogëlohet me kalimin e kohës, gravitetit do të jetë
forca dominuese në univers një ditë.
Në disa triliona vjet, shpejtësia e zgjerimit të universit
do të ngadalësojë dhe ndalojë.
Pas kësaj, ajo kthehet mbrapa.
Galaktikat do garojnë njëra-tjetrën e bashkohen, teksa universi bëhet
i vogël dhe më i vogël.
Meqë një univers i vogël do të thotë një univers më i nxhetë, temperaturat rriten
kudo, të gjitha përnjëherësh.
Njëqind mijë vjet para Big Crunch, rrezatimit i sfondit do të jetë
më i nxehtë se sipërfaqet e shumicës së yjeve, që do të thotë se
do te gatuhen nga jashtë.
Minuta para Big Crunch, bërthamat atomike shkëputen,
përpara se vrimat e zeza supermasive gllabërojnë gjithçka.
Së fundi, të gjitha vrimat e zeza do të bashkohen në një vrime te zezë mega-ësupermasive,
e cila përmban të gjithë masën e universit,
dhe në momentin e fundit para Big Crunch
do të gllabërojë universin, përfshirë veten.
Teoria e Big Bounce thotë se kjo ka ndodhur shumë herë
dhe se universi kalon nëpër një cikël të pafund
zgjerimi dhe tkurrje.
A nuk do të ishte bukur?
Pra, çfarë do të ndodhë me universin në fund?
Në këtë moment, vdekja e nxehtësisë duket më e mundshme, por ne në Kurzgesagt shpresojmë se
“vdekur përgjithmonë” është e gabuar dhe universi do të rifillojë pa pushim.
Ne nuk e dimë me siguri gjithsesi, kështu që le të supozojmë
që teoria më e mirë është e vërtetë.
Ndiqni Kurzgesagt ne Twitter dhe suportojini ne Patreon
Titroi:A.M