Si të levizim Diellin: Motorrat Solarë | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Asgjë në univers nuk është statike. Në Rrugën e Qumështit, biliona yje rrotullohen rreth qendrës se galaktikës.

Disa, si ylli ynë, kanë orbita te njëtrajtshme, duke e mbajtur distancën rreth

30,000 vite-dritë nga qendra galaktikore, duke plotësuar nje rrotullim çdo 230 milionë vjet.

Ky kercim nuk është nje balet normal, por më shumë si nje fushë patinazhi me fëmijë “të dehur”

Ky kaos e bën galaktiken të rrezikshme.

Sistemi ynë diellor po ndryshon vazhdimisht, me yje që lëvizin mijëra kilometra çdo sekondë.

Vetëm distancat e mëdha midis objekteve nga mbrojnë nga dëmet.

Por ne mund të bëhemi të pafat në te ardhmen. Në nje pikë,

ne mund te afrohemi me nje yll duke u bërë supernova ose një objekt masiv që mund ta dëmtojë Tokën me asteroide

Në qoftë se dicka e tillë do të ndodhte, ne me shumë mundësi do e dinim mijëra ose miliona vite para.

Por përseri nuk do mundnim ta ndalonim.

Vetëm nëse…

do mundnim ta leviznim të gjithe sistemin diellor jashtë trajektores.

(Hyrja) Përkthyer nga: Rigel

Për te lëvizur sistemin diellor,

ne do na duhej nje motor diellor, nje megastrukturë e perdorur për te levizur një yll tej galaksisë. Eshtë lloji

i mjetit qe mund të ndërtohej nga një civilizim me teknologji te nivelit te “Sferes se Disonit” (një lloj teknologjie futuristike)

që mendojnë për të ardhmen e tyre miliona vite para kohe

Por si mund të levizen qindra mijëra objekte ne sistemin diellor?

Lajmi i mirë është që mund ti injorojmë ato. (jeej!)

Na duhet vetëm te lëvizim Diellin, të tjerat janë te ngjitura me të me gravitet dhe do e ndjekin kudo të shkojë.

Ka shumë ide si mund të dukej dhe si do funksiononte nje motor diellor.

Ne kemi zgjedhur 2, të bazuara ne menyrën aktuale te kuptimit te Fizikës, që mund të ndërtohen në teori.

Mënyra më e thjeshtë është shtytësi Shikadov, një pasqyrë gjigande.

Funksionon me të njëjtat principe si një rraketë.

Si karburanti i rraketave, fotonet e çliruara si radiacion diellor kanë vrull, jo shumë por pak.

Përshembull, nëqoftëse një astronaut do ndizte një dritë ne hapësirë, do i shtynte mbrapa shumë (shumë) pak.

Një motor solar do punonte pak më mirë sesa një dritë sepse Dielli prodhon shumë më shumë fotone.

Ideja qëndrore e shtytësit Shikadov është te reflektoje deri ne gjysmën e radiacionit solar,

për të krijuar shtytje dhe per ta levizur ngadalë Diellin fiks ku e duam.

Që kjo te funksionojë, Shtytësi Shikadov duhet të mbahet ne te njëjtin vend, jo duke u rrotulluar rreth Diellit.

Megjithëse graviteti i Diellit do mundohej ta shtynte brënda, ai do suportohej nga Presioni i Radiacionit, që e shtyn pasqyrën lart.

Kjo do të thotë qe pasyqyra do duhej të ishte shumë e hollë, e bërë nga letër reflektuese alumini vetëm disa mikrone e gjërë.

Forma e pasqyrës është e rëndësishme gjithashtu,

sepse nje guaskë sferike thjesht sa do e ridrejtonte energjinë tek Dielli, që do e ngrohte dhe

do krijonte probleme te shumëllojshme.

Në vend të saj do perdornim një parabolë, që dergon shumicën e fotoneve ne një drejtim, e cila maksimizon shtytjen.

Për të parandaluar aksidentalisht djegien apo ngrirjen e Tokës prej mungesës së dritës,

i vetmi vend i sigurtë për të ndërtuar një Shtytes Shikadov është mbi polet e diellit.

Kjo do të thotë qe mund ta levizim Diellin vertikalisht ne planin e sistemit Diellor, dhe vetem ne nje drejtim në Rrugën e Qumështit,

që i limiton pjesërisht opsionet e udhëtimit.

Por në parim, aq është.

Për nje civilizim që mund të krijojë një Sferë Disoni, kjo është relativisht e thjeshtë.

Jo e komplikuar, thjesht shumë e veshtirë për tu ndërtuar.(probleme logjistike lol)

Në shtytje të plotë, sistemi diellor mund të levizej me rreth 100 vite-dritë për 230 milionë vjet.

Për disa biliona vite, na jep kontroll të plote mbi orbitën diellore ne galaksi.

Por për afate të shkurtra, ndoshta nuk do jetë shpejt mjaftueshëm per t’iu larguar nje supernove. Prandaj menduam qe mund ta përmirësojmë.

Prandaj pyetëm mikun tonë astrofizicist nëqoftëse mund të dizenjonte nje motor diellor më të shpejtë për ketë video. (Harley-Skyvidson lol)

Ai e bëri dhe shkruajti nje artikull për këtë, që është publikuar në një revistë (nerdash) komunitare.

Mund ta gjeni në dokumentin e burimeve.

Ne do e quajmë motorin tonë të ri diellor Shtytesi Kaplan (pafshim Skyvidson :( )

Punon pakashumë si një raketë tradicionale: lëshon energji nga një anë, dhe shtyn veten me anën tjetër.

Eshtë nje stacion i madh hapësinor i fuqizuar nga Sfera e Disonit që mbledh masë nga Dielli për të fuqizuar reaksionet nukleare.

Ai lëshon tufa energjie ne 1% shpejtësinë e dritës.

Një tufë e dytë e shtyn Diellin si nje ganxhë tërheqëse

Një shtytës Kaplan kerkon shumë karburant, miliona ton në sekondë

Për ta mbledhur këtë karburant, shtytësi yne përdor

fusha magnetike per të drejtuar hidrogjenin dhe heliumin nga erërat diellore në motor.

Ama erërat diellore nuk japin mjaftueshëm karburant, dhe këtu hyn në funksion Sfera e Disonit.

Duke përdorur energjinë e tij, fuqia diellore mund të rifokusohet ne siperfaqen e Diellit

Kjo ngrof siperfaqe te vogla në temperatura ekstreme, duke larguar biliona ton masë nga siperfaqja e Diellit

Masa mund të mblidhet dhe ndahet në hidrogjen dhe helium

Heliumi digjet në menyrë eksplozive ne reaksione termobërthamore fuzioni/bashkimi.

Një vazhdë

oksigjeni radioaktiv në një temperaturë prej 1 bilioni gradësh del dhe bëhet burimi primar i shtytjes së motorit tonë diellor.

Për ta ndaluar motorin që të përplaset me Diellin, duhet të balancojë veten.

Për ta bërë këtë,

Shpejtojmë hidrogjenin me fusha magnetika duke perdorur nxitues grimcash dhe leshojmë një vazhdë drejt Diellit.

Kjo balancon motorin dhe e drejton fuqinë e tij drejt Diellit

Në rreth 1 milionë vjet, ky motor mund ta levizë Diellin me 50 vite-dritë, më se mjaftueshem sa per te larguar nje supernovë.

Me fuqi të plotë, sistemi diellor mund të lëvizet plotësisht në orbiten galaktike për 10 milionë vjet.

Por prit, a nuk do harxhohet Dielli në këtë menyrë?

Fatmirësisht Dielli është kaq masiv saqë edhe biliona tonë material as nuk do e ndikojnë fare.

Në fakt, kjo megastrukture do ia zgjasi jetën, meqë yjet me pak masë

digjen më ngadalë, duke e mbajtur sistemin Diellor të banueshëm për disa biliona vite të tjera.

Me shtytësin Kaplan, ne mund ta kthejme sistemin diellor në anijen tonë.

Përshembull, duke u orbituar mbrapa në galaksi,

mund të kolonizojmë qindra mijëra yje ë rrugës.

Mund të jetë e mundur edhe të dalim nga galaksia plotësisht dhe të zgjerohemi përtej rrugës së qumështit

Motorat diellor janë lloji i makinerisë që ndërtohet nga civilizime që mendojnë jo me dekada para, por me biliona vite (1 eon është 1 bilionë vjet)

Meqë e dime që Dielli ynë do vdesë nje ditë, nje makineri diellore do lejonte pasardhësit e njerezve te udhëtojnë ne yje të tjera

pa pasur nevojen e udhëtimit ne errësiren absolute te hapësirës ndërhapsinore

Deri sa të ndertojmë nje makinë diellore, jemi pa ndihmë dhe subjekt i levizjes së pakontrolluar në univers.

Ndoshta nuk do e pëlqejmë ku do na çojë

Ndoshta fëmijet e femijëve tanë do nisen dhe do behen specie nderyjore per miliona vite që do vinë.

Kjo ishte videoja e fundit për vitin 12,019 të erës njerezore, dhe cfarë viti ishte!

Kaq shumë gjëra ndodhën gjithkund, tek kaq shumë njerez.

Kalendarët dhe festat janë thjesht imagjinare, por na ndihmojnë ta ndajmë jetën tonë në copa, që trutë tanë mund ti kuptojnë.

Po i largohemi 12,019 mbrapa me nje perzierje iluzioni dhe shprese.. Bota është e dreqosur,

por ne mund ta rregullojme. Në pak ditë, viti do mbarojë, dhe ne mund të provojmë përseri

Faleminderit që patë videot tona dhe që qendruat per kaq vite. Shihemi ne 12,020.