Ylli i fundit në Univers - Red Dwarfs i shpjeguar. | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Nje dite, ylli i fundit do te vdese, dhe universi do te behet i erret pergjithmone.

Ka mundesi te jete nje xhuxh i kuq, nje lloj i vogel ylli,

qe gjithashtu eshte nje nga shpresat tona me te medha per te gjetur jete aliene,

dhe mund te jete shtepia e fundit e Njerezimit perpara se universi te behet i pabanueshem,

keshtu qe cfare dime ne, dhe pse jane shpresa jone e fundit?

Te pakten 70% e yjeve ne univers jane xhuxha te kuqe.

Ata jane yjet me te vegjel, me nje mase prej 7% deri ne 50% te mases se diellit tone,

jo shume me te medhenj se planeti jone, Jupiteri, i cili eshte gjigand.

Gjithashtu jane shume te zbehte.

Eshte e pamundur ti shohesh ata me sy.

Nuk ke pare asnjehere nje nga ta ne qiellin e nates.

Edhe me gjithe teknologjine tone,

ne mundet te shohim vetem xhuxhat e kuqe ne afersi te planetit tone.

Afersisht 20 nga 30 yjet afer Tokes jane xhuxha te kuq.

Si te gjithe yjet, xhuxhat e kuqe transformojne hidrogjenin ne helium,

por nderkohe qe yjet masive mbledhin heliumin ne berthamat e tyre,

xhuxhat e kuq qendrojne aktive, dhe heliumi dhe hydrogjeni perzien vazhdimisht,

keshtu qe ata perdorin karburantin e tyre shume me ngadale para zhdukjes se tyre.

Xhuxhat e kuq digjen kaq ngadale

sa jetezgjatja e tyre eshte nga nje deri ne 10 trilion vite;

ne krahasim, Dielli do te mbijetoje per 5 bilione vite te tjere.

Per shkak se universi eshte vetem 13.75 bilion vite i vjeter,

asnje xhuxh i kuq i vetem nuk ka arritur fazat e mevonshme te zhvillimit.

Cdo xhuxh i kuq nga trilionat qe ekzistojne eshte akoma nje bebe.

Meqe ra fjala te bebet, ylli me i vogel ne universin tone

eshte gjithashtu nje xhuxh i kuq sepse xhuxhat e vegjel te kuq jane ne kufi te qenit yje.

Ne qofte se do kishim pak me pak hidrogjen, ata do ishin thjesht xhuxhe,

yje te deshtuar qe nuk mund te mbajne nje reaksion shkrirjeje per nje kohe te gjate,

keshtu qe cfare do behet me nje shtepi te re per njerezimin ose alienet?

Meqenese dielli jone do te vdese nje dite, eventualisht do te kerkojme nje shtepi te re,

dhe atje ku ka planete te banueshem, mundet te kete edhe aliene.

Observatori hapesinor Kepler gjeti qe te pakten gjysma e xhuxhave te kuqe mbajne

planete shkembore me nje mase nga gjysma e deri tek kater here sa masa e Tokes.

Shume nga ata jane ne zonen e banueshme, zona rreth nje ylli ku uji mund te jete i lengshem,

por nga djegja me temperature te ulet e xhuxheve te kuq,

nje planet duhet te jete shume afer qe te jete i banueshem,

ndoshta aq afer sa Merkuri afer diellit tone, ose me afer

qe sjell me vete shume probleme.

Per shembull, nje planet kaq afer nje dielli nuk do mundej te rrotullohej

dhe gjithmone vetem nje ane do drejtohej nga ylli.

Kjo ane do ishte jashtezakonisht e nxehte, nderkohe qe ana tjeter do te ishte e ngrire

qe e ben te veshtire per jeten te zhvillohet;

megjithate, nje planet me nje oqean mjaftueshem te madhe mund te jete i afte te ndaje energjine e yllit

dhe te krijoj nje fare stabiliteti.

Forcat gravitacionale te xhuxhit te kuq mund te shtrydhnin planetin

dhe ta nxehte aq shume sa mund te humbase te gjithe ujin e vet me kalimin e kohes.

Keto planete mund te perfundojne si Venusi, nje ferr i nxehte.

Nje problem tjeter eshte qe shume xhuxhe te kuq variojne ne outputin e energjise.

Mund te jene te mbuluar ne pulla yjore qe bllokojne percimin e drites per 40%, dhe mund te zgjase muaj te tere

qe do te shkaktonte ngrirjen e oqeaneve te planeteve afer;

ne raste te tjera, ata mund te clirojne flake diellore te fuqishme,

nje shperthim i fuqishem energjie i menjehershem.

Keta xhuxhe te kuqe mund te dyfishojne ndricimin e tyre ne minuta

qe mund te heqe pjese te atmosferes te nje planeti dhe ta djege,

duke e kthyer steril;

ne anen tjeter, jeta e tyre e gjeta eshte nje plus i madh.

Nje xhuxh i kuq me nivel aktiviteti mesatar

mund te jete nje vend i magjishem per nje planet qe mban jete.

Jeta ne toke ka ekzistuar per rreth 4 bilion vite,

dhe kemi gati 1 bilion vite kohe para se dielli te behet kaq i nxehte

sa jeta ne Toke do te jete e pamundur.

Ne do te vdesim ose do ta leme Token per te kerkuar nje shtepi te re.

Mund te ndertojme nje qyteterim per disa trilion vite

rreth nje xhuxhi te kuq me kushtet e duhura.

Rreth 5% e xhuxheve te kuqe ne Rrugen e Qumeshtit mund te mbajne planete sa Toka qe mbajne jete.

Kjo do ishte me shume se 4 bilion ne total,

por jeta mund edhe mos kete nevoje per nje planet si Toka.

Kandidatet per jete rreth nje xhuxhi te kuq mund te jene hena ose gjigande gazi,

te quajtur Super Toke, planete shkembore masive.

Ne vecanti, hamendesohet te kete rreth 60 bilion planete te banueshem

rreth xhuxheve te kuq, dhe ky numer vetem ne Rrugen e Qumeshtit,

keshtu qe xhuxhet e kuq mund te behen vertet te rendesishem per mbijetesen ne te ardhmen tone,

por cdo gje duhet te vdese ne nje pike, edhe xhuxhet e kuq.

Kur jeta prej triliona vitesh e nje xhuxhi te kuq ne univers eshte per te mbaruar,

nuk do jete nje ngjarje spektakolare.

Nderkohe qe i mbaron hidrogjeni, ai do te zvogelohet duke u bere nje xhuxh blu, duke u djegur kompletesisht.

Pasi karburanti i tij eshte shpenzuar, eshte transformuar ne nje xhuxh te bardhe,

nje objekt i madh sa Toka, i ngjeshur mire,

dhe i perbere nga mbetje gazrash, me se shumti nga Helium-4.

Duke mos pasur me nje burim energjie, do te ftohet shume ngadale

per triliona vite deri sa kthehet ne formen e tij finale, nje xhuxh i zi i ftohte.

Xhuxhat e bardhe dhe te zinj jane aq interesante sa qe meritojne videon e tyre;

megjithate, do te jete nje kohe e gjeta para se yjet e fundit ne univers te zhduken.

Eshte disi e gezueshme, nese Njerezimi ja del udhetimit mes Hapesires,

do kemi mjaftueshem kohe para se universi te fike dritat.

Videot tona jane bere fale mbeshtetjes tuaj ne Patreon.com.

Ne qofte se doni te na ndihmoni te bejme me shume nga to, e vleresojme mbeshtetjen tuaj.

Titruar nga Flavjo Leka