Qenia më vdekjeprurëse ne planetin Tokë - Bakteriofagu | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

[Muzikë]

Një luftë është duke ndodhur prej miliarda vitesh

duke vrare triliona cdo ditë, ndersa ne nuk e vërejmë fare

Luftwn po e bënë qenia me vdekjeprurëse në planetin tonë:

Bakteriofagu

ose ‘fagu’ për shkurt

Fagu është nje virus;

jo dhe aq i gjallë,

por jo dhe aq i vdekur.

Poashtu, ata duken sikur dikush i ka mbaruar.

Koka e tyre është nje ikosahedron,

dicka si nje zar me 20 fytyra dhe 30 maja.

Ajo përmban materialin gjenetik të një virusi

dhe shpesh herë qëndron ne nje bisht te gjatë qe ka fibra si kembë.

Ka më shumë fage në planetin tonë se sa çdo organizem tjetër të marë së bashku

perfshirë bakteriet.

Dhe ata ndoshta jetojnë gjithkund ku ka gjallesa.

Biliona tani janë ne duart e tua, ne intestinet tua dhe sytë e tu.

Gje qe ndoshta të bën nervoz sepse faget janë pergjegjese per shumicen e vdekjeve ne botë

por ti je me fat.

Ndërsa ato bëjnë gjenocid per mengjes

ato vrasin vetem bakterie.

Deri në 40% të të gjithave bakterieve ne oqean vrahen prej tyre çdo dite.

Por phaget gjithashtu kanë të meta të mëdha.

Si cdo virus tjeter, faget kanë nevojë per nje bartës që të mbijetojnë dhe të ripërtërihen.

Ato nuk janë me shumë se material gjenetik në nje trup

dhe ato specializohen.

Zakonisht, një fag zgjedh një bakterie specifike

e ndoshta edhe disa nga më të afërmit e saj

Këto janë preja e tyre.

Imagjinoje nje fag sikur nje raketë qe vetem hulumton dhe mbytë antarët e nje familje pa fat.

Kur nje fag gjen viktimen,

i lidh fibrat e bishtit me receptorë dhe përdor një lloj shiringe për të bërë një vrimë në një siperfaqe.

Në një lëvizje të çuditshme, fagu e shtrydh bishtin e tij dhe injekton informacionin e vet gjenetik.

Brenda ca minutash, bakteria është e pushtuar.

Tani ajo detyrohet të riprodhojë fakët e ri.

Ato ndalen vetem kur bakteria mbushet fagë të rinj.

Në fund,

ata prodhojnë ’endolisinë’

një enzimë të fuqishme që e shpon një vrimë në bakterie.

Presioni eshte aq i lartë sa që bakteria i vjellë të gjitha të brendshmet dhe vdes.

Faget e rinj çlirohen dhe pastaj fillon një cikël i ri.

Ne vitet e fundit,

bakteriofaget kanë tërhequr vemendjen e qenieve më vdekjeprurëse pas tyrë në planet:

njerëzve.

Në kohet e fundit, ne kemi filluar që të injektojmë miliona nga to në trupin tonë

sepse ne po ndjehemi disi të dëshpëruar;

ne dështuam.

Ne të kaluaren vetëm një gllënjkë uji i ndotur do të na mbyste.

Bakteriet kanë qene faget tanë.

Përbindeshat e vegjël që na pushtuan neve pa meshirë.

Por, para rreth 100 vitesh, ne kemi gjetur zgjidhje në natyrë.

Rastësisht ne gjetëm mikro-kërpudha që prodhonin helme që i mbysnin bakteriet:

antibiotikët.

Papritmas e bëmë një armë të supe-fuqishme.

Antibiotikët ishin aq efektiv saqë ne nuk i konsideronim më bakteriet si përbindësha.

Vetem pleqt dhe më të dobëtit nga ne ende vriteshin nga to.

Ne i perdorëm antibiotikët gjithnjë e më shumë për sëmundje gjithnjë e më të parrezikshme.

kështu e humbëm respektin për perbindeshat edhe per armën që i vriste ata.

Por bakteriet janë qenie të gjalla që evoluojnë gradualisht dhe ato filluan të bëhen imune ndaj armëve tona.

Kjo vazhdoi deri sa ne krijuam ‘super-mikroba’,

bakterie që janë imune ndaj çdo bari që kemi bërë kundër tyre.

Ky imunitet i tyre po përhapet nepër botë edhe tash sa po shikojmë këtë video.

Nga viti 2050, super-mikrobat mund të vrasin më shumë njerëz gjatë vitit se sa kanceri.

Ditet kur nje prerje ose infeksion i vogël ose një kollitje mund të të vras ty ose më të dashurit e tu, po kthehen përsëri.

Vetëm në SHBA, më shumë se 23,000 njerëz vdesin nga bakteriet rezistente çdo vjet.

Por duket se faget, ose vrasësit e vegjël, robotët-virus, mund të na shpëtojnë.

Ne mund t’i injektojmë ata në trupin tonë për të na ndihmuar që të shërohemi nga infeksionet.

Prit pak, si ka mundësi që injektimi i miliona virusëve të jetë një ide e mirë?

Faget janë vrases shumë, shumë të specializuar për vrasjen e bakterieve.

Aq të specializur, sa që në fakt, njerezit janë plotesisht imunë ndaj tyre;

ne jemi aq të ndryshëm.

Ne takojmë miliarda fage çdo ditë dhe thjesht e injorojmë njeri-tjetrin me miresjellje.

Antibiotikët janë sikur bombardimi i shpeshtë që vret gjithcka, përfshirë bakteriet që ne nuk duam ti vrasim.

Faget janë sikur raketa të dirigjuara që sulmojnë vetëm caqe të duhura

Pritni pak, nëse faget i përdorim për ti vrarë bakteriet, a nuk e krijojnë bakteriet ndonjë mënyrë mbrojtjeje?

Epo, eshtë me komplekse se kaq; faget kanë evoluar poashtu.

Gjatë miliarda vitesh është zhvilluar një luftë e vërtetë në mes tyre dhe bakterieve dhe faget deri tash ia kanë dalur mirë.

Kjo i bën faget vrasës të mençur që vazhdimisht perfeksionojnë aftësitë e tyre vrasëse.

Por edhe nëse bakteriet bëhet imune nga faget tona mbrojtëse, ne përsëri mund të dalim fitues.

Për tu bërë rezistente ndaj vetëm një numri të vogël të llojeve të fageve,

bakteriet duhet të heqin dorë nga rezistenca e tyre nga antibiotikët.

Ne mund të jemi në gjendje t’i mbërthejmë ato në një kurth pa rrugëdalje.

Kjo është testuar me sukses te një pacient që nuk kishte ndonjë shpresë tjetër për tu shëruar

Bakteria ‘Pseudomonas Aeruginosa’, njëra nga bakteriet me te frikshme, e infekton zgavrën e kraharorit e njeriut.

Ajo është rezistente ndaj pothuajse të gjithë antibiotikeve.

dhe mund t’i mbijetonte edhe xhelit dezinfektues alkoolik për duar.

Pas disa vitesh vuajtjeje, disa mijëra fage janë futur direkt në zgavrën e kraharorit të pacientit

së bashku me antibiotiket edhe bakteriet ishin imune.

Pas disa javësh, infeksioni ishte zhdukur plotësisht.

Për fat të keq, ky trajtim është ende vetëm eksperimental dhe kompanitë farmaceutike ende ngurojnë të investojnë

miliarda për një trajtim që ende nuk e ka aprovimin zyrtar.

Por gjërat më në fund jane duke ecur përpara.

Në vitin 2016, ka filluar një test i madh klinik i trajtimit me fage dhe kjo metodë po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Mirë është të mësohemi me këto sepse epokës së antibiotikëve si super armë po i vie fundi.

Mund të duket si koncept i çuditshëm, por injektimi i qenieve më vdekjeprurëse në Tokë,

direkt në trupin tonë, mund të shpëtojë miliona jetë.

Kjo video është mundësuar nga një grant prej Bill dhe Melinda Gates Foundation.

Nëse doni të ndihmoni Kurzgesagtin, bëni këtë në patreon.com/Kurzgesagt dhe do të merrni nga një shpërblim argëtues.