Vdekja e bletëve shpjegohet - Parazitë, helmime dhe njerëzit. | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Shoqëria njerëzore është jashtëzakonisht komplekse the delikate,

e ndërtuar mbi shtylla të ndryshme.

Njëra prej tyre është bleta e mjaltit.

Një nga tre ushqime të ngrëna nga njerëzit është e mundësuar nga bletat e mjaltit.

Ata janë kaq të rëndësishëm sa që nëse të gjitha bletët do të vdisnin,

mijëra bimë do t’i ndiqnin,

e cila mund të shpie në miliona njerëz të uritur në vitet e ardhshme.

Në krye të kësaj, bletët kanë një ndikim të madh ekonomik.

Vlera e bimëve të polenizuar çdo vit

është rreth 265 miliardë dollarë.

Ushqimin që e marrim për të dhënë do të ndalej së ekzistuari pa to,

ose do të kishtë një rënie të madhe në produktivitet.

Ushqimi duke përfshirë mollat, qepët, kungujt, dhe gjithashtu bimët që përdoren për të ushqyer bagëtinë

janë shumë të rëndësishme për qumështin dhe mishin tonë.

Ajnshtajni shpesh përmendet si të kish thënë:

“Nëse bletët vdesin, njerëzit do të vdesin disa vjet më vonë. "

Në fakt, ai ndoshta nuk e tha këtë,

por mund të ketë disa të vërteta në këtë deklaratë.

Është shqetësuese, por bletët kanë filluar të zhduken.

Miliona koshere kanë vdekur në vitet e fundit.

Bletarët në mbarë botën kanë parë një humbje vjetore prej 30-90% të kolonive të tyre.

Në SHBA, bletët janë vazhdimisht në rënie.

Nga 5 milion koshere në vitin 1988 në 2.5 milion koshere sot.

Që nga viti 2006, një fenomen i quajtur “ç’rregullim i rënies së kolonive”

ka pasur ndikim te bletët e mjaltit në shumë vende.

Dhe nuk jemi tërësisht të sigurt se çfarë po e shkakton këtë.

Gjithçka që dimë është se kjo është një gjë shumë serioze.

Gjatë dekadave të fundit bletët kanë parë një pushtim nga armiq shumë të rrezikshëm.

Parazitë si të dalur nga një film horror, si Acarapis Woodi,

mite mikroskopike që infektojnë trakenë (që janë tubat e frymëmarrjes) e bletëve.

Këtu, ata i lëshojnë vezët e tyre dhe ushqehen nga lëngjet e viktimës,

duke i dobësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe shpenzojnë tërë jetën e tyre brenda bletëve.

Ose shkatërruesi Varroa, një emër i përshtatshëm sepse ata mund të riprodhohen vetëm

në koshere të bletëve dhe janë një nga armiqtë më të mëdhenj të bletëve.

Mitja femër hyn në një qlizë të të vegjëlve dhe lëshon vezët në larvat e bletëve

para se të jetë gati të lind dhe

para se bletët të mbulojnë qelizën e tyre me dyll.

Vezët hapen dhe mitet e rinj dhe nëna e tyre ushqehen në atë bletë që është ende duke u zhvilluar

nën sigurinë e qelizës së mbuluar.

Bleta zakonisht nuk vritet në këtë fazë, vetëm dobësohet,

kështu që ajo ka ende forcë të mjaftueshme për të dalur prej dyllit me të cilën është e mbuluar

dhe të lirohet nga qeliza.

Përderisa e bën këtë, ajo e lëshon miten nënë dhe pasardhësit e saj nga qeliza,

dhe mitet janë të lirë të përhapen nëpër gjithë kosheren,

duke filluar procesin e njëjtë përsëri në një cikël prej 10 ditësh.

Numri i tyre rritet në mënyrë eksponenciale, dhe pas disa muajsh,

kjo mund të shpie në shembjen e një koshere të tërë.

Pasi të dalë jashtë qelizës, mitet e rritur gjithashtu thithin lëngjet trupore të bletëve

dhe i dobësojnë ata në mënyrë të konsiderueshme.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ata gjithashtu transmetojë viruse që i dëmtojnë bletët edhe më shumë

dhe mund t’i shpie në defekte të lindjes si krahë të padobishme.

Por ka edhe kërcënime të tjera, të tilla si viruset dhe kërpudhat.

Në rrethana normale, këto fenomene duhet të jenë të menaxhueshme

dhe nuk janë të mjaftueshme për t’i shpjeguar

shumën e tmerrshme të vdekjeve që ndodhin te bletët.

Gjatë viteve të fundit insekticide të reja janë shfaqur

që janë vdekjeprurëse për bletët.

Neonikotinoidet, një familje kimike të ngjashme me nikotinën,

u aprovuan në fillim të viteve 1990 si një alternativë për kemikalet si DDT.

Ata i sulmojnë insektet duke i dëmtuar sistemet e tyre nervore.

Sot, ata janë insekticidet me të përdorur në botë.

Globalisht, ata kishin një shitje prej 1.5 miliardë euro në vitin 2008,

duke përfaqësuar 24% të tregut botëror për insekticide.

Në vitin 2013, në SHBA neonikotinoidet janë përdorur në rreth 95% misër dhe të mbjellurat e kanolës,

dhe gjithashtu në shumicën e frutave dhe perimeve,

si mollat, qershitë, pjeshkët, portokallët, manaferrat, zarzavatet, domatet, patatet,

drithërat, orizet, arrat, rrushet, dhe shumë të tjera.

Bletët vijnë në kontakt me toksinën

gjatë mbledhjes së polenit ose nëpërmjet ujit të ndotur,

shpesh duke sjellë materialin në koshere,

ku mund të grumbullohet dhe dalë-ngadalë vret tërë koloninë.

Toksinat i dëmtojnë bletët në mënyra të tmerrshme

Në doza të larta, ajo shpejt shpie në konvulsione, paralizë, dhe vdekje.

Por edhe në doza të vogla, mund të jetë fatale.

Ajo mund të shpie në harresën e bletëve se si të drejtohen në botë.

kështu që bletët fluturojnë jashtë, humben, dhe vdesin të vetmuar, të ndarë nga kosheret e tyre.

Nëse kjo ndodh shpesh, një koshere mund të humb aftësinë e saj për të mbajtur veten.

Ne e dimë se neonikotinoidet janë të dëmshme për bletët

dhe se kemi nevojë urgjente për një alternativë,

por ka miliarda dollarë për të bërë që e vonojnë këtë.

Studimet e sponsoruara nga Industria e kemikaleve në mënyre magjike duket se po vërtetojnë

një toksicitetit shumë më të ulët te bletët, në krahasim me ato të prodhuara nga shkencëtarët të pavarur.

Ka edhe më shumë faktorë që kontribojnë në dështimin e bletëve,

si shumë njëtrajtshmëri gjenetike, mbjellje monokulturore,

të ushqyerit e dobët për shkak të mbipopullimit, stresi për shkak të veprimtarive njerëzore,

dhe pesticideve të tjera.

Secila prej këtyre faktorëve në vete është një problem i madh për bletët,

por së bashku, me siguri shkaktojnë çrregullim i rënies së kolonive.

Me parazitët duke rritur lojën e tyre në dekadat e fundit,

bletët e mjaltit tani janë duke luftuar për mbijetesë.

Do të ishte një katastrofë në qoftë se ata humbin këtë luftë.

Kjo është një enigmë që ne duhet ta zgjedhim në qoftë se ne duam të vazhdojmë të jetojmë

me një begati relative dhe shumëllojshmëri të ushqimit.

Njerëzimi është thellë e ndërlidhur me Tokën dhe format tjera të jetesës,

edhe në qoftë se ne shtirremi që nuk është ashtu.

Ne duhet të kujdesemi më mirë për mjediset tona,

nëse jo për të ruajtur bukurinë e natyrës, atëherë të paktën të siguruar mbijetesën tonë.

Kjo video është mbështetur nga Akademia e Shkencave Australiane,

e cila nxit dhe mbështet përsosshmëri në shkencën.

Shih më shumë te nova.org.au

Ishte një shpërthim të punojmë me ta, kështu që shikoni dhe shihni faqen e tyre.

Videot tona janë gjithashtu bërë të mundur nga mbështetja juaj në patreon.com

Kohët e fundit, ne kemi kaluar një moment historuk të rëndësishme,

cila është arsyeja pse do të ketë një video të shtesë në korrik.

Nëse ju doni të na mbështesni dhe të bëheni pjesë e Ushtrisë së Zogjve Kurzgesagt,

shikoni faqen tonë në Patreon!

Kohët e fundit, kanali i YouTube-s Field Day na dha shansin

për të bërë diçka të ndryshme: a video të shkurtër për Game of Thrones.

Shkoni dhe shikojeni në kanalin e tyre!

Titrat nga komuniteti Amara.org