Video
Transkripte
Jeta është krejtësisht e ndryshme nga gjërat e vdekura - apo jo?
Fizikanti Erwin Shrodingerit e ka përcaktuar jetën në këtë mënyrë:
Gjërat e gjalla shmangin renien ne rremuje dhe ekuilibrohen
Çfarë do të thotë kjo?
Le të pretendojmë se dosja juaj e shkarkuar është universi.
Ajo filloi e rregullt dhe u bë gjithnjë e më kaotike me kalimin e kohës.
Duke investuar energji, mund të krijoni rregull dhe ta pastroni atë.
Kjo është ajo që qeniet e gjalla bëjnë.
Por, çfarë është jeta?
Çdo gjë e gjallë në këtë planet është bërë nga qelizat.
Në thelb, një qelizë është një robot i bazuar në proteina shumë i vogël për të ndjerë ose përjetuar ndonjë gjë.
Ajo ka vetite që ne i caktojmë jetës:
ajo ka një mur që e ndan atë nga përreth, duke krijuar nje rend;
ajo rregullon veten dhe mban një gjendje konstante;
ajo ha gjëra për të qëndruar gjallë;
ajo rritet dhe zhvillohet;
ajo reagon ndaj mjedisit;
dhe është objekt i evolucionit;
dhe prodhon me shume kopje te vetvetes.
Por nga të gjitha pjeset që përbëjne një qelizë, asnjë pjesë nuk është e gjallë.
Disa gjera veprojne kimikisht me gjera te tjera duke formuar reaksionet
që krijojnë reaksione të tjera, të cilat krijojnë reaksione të tjera.
Në një qelizë te vetme, çdo sekondë disa miliona reaksione kimike zhvillohen,
duke formuar një orkestër komplekse.
Një qelizë mund të ndërtojë disa mijëra lloje e proteinash:
disa shumë të thjeshta, disa mikromakineri komplekse.
Imagjinoni te ngisni një makinë në 100 km / h, duke rindertuar vazhdimisht cdo
pjesë te saj me gjëra që i keni mbledhur nga rruga.
Kjo është ajo që qelizat bëjnë.
Por, asnjë pjesë e qelizës nuk është e gjallë; çdo gjë është materje e vdekur
nisur nga ligjet e universit.
Pra,a është jeta totali i të gjitha këtyre reaksioneve që po ndodhin?
Heret a vone, çdo gjë e gjallë do të vdesë.
Qëllimi i të gjithë procesit është që ta parandaloje këtë duke prodhuar qenie të reja;
dhe me këtë, nënkuptojme ADN-en.
Jeta, në një mënyrë, eshte vetëm një grumbull gjërash që mbart informacionin gjenetik.
Çdo gjë e gjallë i nënshtrohet evolucionit,
dhe ADN-ja që zhvillon gjënë më të mirë të gjallë, do te qendrojne ne loje per me gjate.
Pra, është jeta ADN, atëherë?
Nëse e nxirrni ADN-en nga levorja e saj, ajo sigurisht është një molekulë shumë komplekse,
por ajo nuk mund të bëjë shume e vetme.
Kjo është ajo ku viruset e bëjë gjithçka më te komplikuar.
Ato janë,në thelb, vargje ARN-je ose ADN-je ne një lëvore te vogël
dhe dkane nevoje per qelizat për të bërë diçka.
Nuk jemi të sigurt nëse ata llogariten si te gjallë apo te vdekur.
Dhe ende ka 225,000,000 m³ viruse në Tokë.
Ata nuk duket se i intereson se çfarë ne mendojmë per ta.
Ka edhe viruse që pushtonin qelizat e vdekura dhe i ringjallin ato
në mënyrë që ata mund të jene bartes për ta, gje kjo qe e mjegullon edhe me shume vijen mes jetes dhe vdekjes
Po cmund te themi per mitokondrine?
Ata janë termocentralet e shumices see qelizave komplekse dhe
kane qene më parë baktere te lirë që hyne me pas në një partneritet me qelizat e mëdha.
Ata ende kanë ADN e tyre dhe mund të shumohen më vete, por
ata nuk janë të gjallë më; ata janë të vdekur.
Pra, ata shkembyen jetën e tyre për mbijetesen e ADN-së të tyre,
që do të thotë gjëra të gjalla mund të evoluojnë në gjëra të vdekur për sa kohë që kjo është e dobishme
në kodin e tyre gjenetik.
Pra, ndoshta jeta është informacioni që na jepet për të siguruar vazhdimsine e ekzistences se saj
Por për IA (inteligjenca artificiale)?
Nga përkufizimet tona më të zakonshme, ne jemi shumë pranë krijimit të jetës artificiale
në kompjuter.
Eshte vetem ceshte kohe deri kur teknologjia qe po ndertojme te arrije ne ate pike.
Dhe kjo nuk është fantashkencë,
ka shumë njerëz të zgjuar qe po punojne për këtë.
Eshte tashmë e mundur të argumentohet se viruset kompjuterike janë të gjallë.
Hm, në rregull. Pra, çfarë është jeta, atëherë?
Gjëra, procese, ADN, informacion?
Gjerat u bene konfuze shumë shpejt.
Një gjë është e sigurt:
ideja se jeta është thelbësisht ndryshe nga qeniet jo të gjalla
për shkak se ato përmbajnë disa elemente jo-fizike
ose udhëhiqen nga parime me të ndryshme se objektet e pajetë
doli të jetë i gabuar.
Para Çarls Darvinit, njerëzit vendosen një vijë mes tyre dhe pjesës tjetër
te qenieve të gjalla; nuk ishte diçka magjike që na bëri ne të veçantë.
Pasi ne duhet të pranonim se jemi si çdo qenie e gjallë, një produkt i evolucionit,
ne vendosem një vijë tjeter.
Por sa më shumë mësojmë për atë qe kompjuterat mund të bëjnë dhe se si funksionon jeta,
aq më afër jemi ne krijimin e nje makine që i përshtatet percaktimit tonë per jetën,
aq me shume e veme ne rrezik imazhin tone te qenive humane.
Dhe kjo do të ndodhë herët a vonë.
Dhe këtu është një tjetër pyetje për ju:
nëse çdo gjë në univers është bërë nga e njejta gje,
do të thotë kjo qe cdo gje në univers është e vdekur
apo çdo gjë në univers eshte e gjalle?
Kjo është vetëm një çështje e kompleksitetit?
A do të thotë që ne kurrë nuk mund të vdesim
sepse ne kurrë nuk ishim gjallë në radhë të parë??
Është jeta dhe vdekja një çështje e parëndësishme dhe ne nuk e kemi vënë re akoma?
A është e mundur ne jemi shumë më tepër pjesë e universi rreth nesh se sa kemi menduar?
Mos na shiko ne; ne nuk kemi asnjë përgjigje për ju.
Vetëm pyetje për ju qe të mendoni.
Pas të gjitha, te mendojme per pyetje si keto eshte ajo që na bën të ndihemi të gjallë
dhe na jep paksa rehati.
Perpunimi i titrave ne shqip nga XH.D