Mbipopullimi dhe Afrika | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Për shumicën e historisë tonë, popullata njerëzore u shtua ngadalë,

deri kur zbulimet e reja na sollën më shumë ushqim

dhe na bënë të jetojmë më gjatë.

Në vetëm disa qindra vjet, popullata njerëzore u katërfishua.

Kjo solli ide apokaliptike të një Toke të mbipopulluar.

Por rritja e popullatës në fakt arriti majat ne 1960'.

Qysh atëherë, ratat e fertilitetit kanë rënë drastikisht teksa shtetet zhvilloheshin dhe industrializoheshin

Popullata tani pritet të stabilizohet tek rreth 11 bilionë deri në fund të shekullit.

Por pamja e plotë fsheh detajet.

Le të shikojmë një rajon në vecanëri.

Afrika Sub-Sahariane

Në 2019 ishte vend-banimi i rreth 1 biliardë njerëzve në 46 shtete.

Megjithëse ratat e rritjes kanë ngadalësuar dekadat e fundit,

është shumë herë më e lartë sesa pjesa tjetër e botës.

Disa parashikime presin rreth 2.6 miliardë njerëz,

disa e çojnë këtë numër në 5 biliardë deri në 2100.

Kaq rritje do ishte problem i jashtëzakonshëm për cdo shoqëri.

Por rajoni Sub-Saharian është gjithashtu edhe më i dobëti ekonomikisht në planet.

A është rajoni Sub-Saharian në rrugën për shkatërrim?

Dhe, pse variuan parashikimet me 2.1bilionë njerëz?

Si gjithmonë, është e komplikuar.

Afrika Sub-Sahariane është një ide e krijuar,

dhe në shumë mënyra nuk na ndihmon.

Botsvana është aq larg nga Sierra Leone,

sa Irlanda nga Kazakistani.

Dhe ato kanë po aq të ngjashme sa ato më sipër.

Por pa e pergjithësuar pak,

kjo video do ishte një orë e gjatë!

Kemi folur me disa shkencëtarë për këtë video

dhe ato nuk qenë të një mendje për shumë gjëra.

Më shumë për rëndësinë e fertilitetin dhe lidhjen me varfërinë.

Ne jemi munduar të përmbledhim kërkimet tona dhe cfarë na thanë,

por mos e merrni shumë seriozisht,

dhe gjithmonë kontrolloni burimet tona ku e diskutpojmë më në detaje.

Okej, le të perqëndrohemi në perspektivën globale prapë.

Para disa dekadash, shumë shtete në Azi ishin në një pikë të ngjashme me Afrikën Sub-Sahariane sot.

Pjesë jashtëzakonisht të mëdha të popullsisë jetonin në varfëri ekstreme,

dhe ratat e lindjes shumë të larta.

Përshembull Bangladeshi,

në 1960, gruaja mesatare kishte 7 fëmijë.

25% të tyre vdisnin para se të mbushnin 5

dhe nga ato që mbijetonin,

vetem 1 nga 5 do mësonte të lexonte dhe të shkruante.

Jetëgjatësia ishte rreth 45,

dhe të ardhurat për kokë ishin rreth më të ulëtat në botë.

Duke filluar në 1960',

Bangladeshi nisi një program planifimi fëmijesh

bazuar në 3 pika kryesore.

1,Edukimi ndihmoi të ndryshonte perspektivat e grave.

Gratë me edukim të lartë kanë tendencën të kenë më pak fëmijë,

dhe të bëhen mama më vonë në jetë.

  1. Kujdesi shendetësor uli vdekshmërinë foshnjore.

që coi në dëshirën e prindërve për të pasur më pak fëmijë

sepse mund të prisnin që te mbijetonin.

Vullnetarët sollen kontraceptivë edhe në zonat më të largëta

që coi përdorimin e kontraceptivëve nga 8% ne 1975

në 76% në 2019.

Bashkë, këto manovra ulën rritjen e popullsisë.

Në 1960, një grua Bangladeze kishte 7 femijë.

Në 1995, 4,

dhe në 2019 vetëm 2.

Kjo ka ndryshuar demografinë dhe ekonominë e shtetit.

Më parë, shumë fëmijë lindnin,

por vdisnin para se të mund të kontribonin në shoqëri.

Teksa vdesin më pak dhe lindin më pak, gjërat ndryshojnë.

Fëmijët marrin edukim,

dhe kthehen në të rritur produktiv.

Shteti ishte në gjendje te lëvizte disa nga resurset

nga ulja e vdekshmërisë foshnjore në rritjen ekonomike.

Deri ne 2024, Bangladeshi pritet të diplomohet nga kategoria e vendeve më pak të zhvilluara,

në statusin e një ekonomie në zhvillim.

Disa shtete të tjera aziatike si Korea e Jugut, India, Tailanda apo Filipinet,

kanë përdorur një proces të ngjashëm

shpesh edhe më të shpejtë.

Investimet në shëndet dhe edukim drejtojnë tek rata të ulëta lindjesh

e cila ndryshoi komponimin demografik,

dhe aftësoi shtetin të rrisë ekonominë.

Pse s’mund të ndodhë e njëjta gjë ne Afrikën Sub-Sahariane?

Afrika në pergjithësi ka bërë smjaft progres me vdekshmërinë foshnjore.

Vecanërisht në Afrikën Sub-Sahariane,

edukimi është përmirësuar më ngadalë sesa në pjesët e tjera të botës.

Dhe, megjithëse në total, perdorimi i kontraceptivëve është dyfishuar në rajon që nga 1990,

kerkesa e paplotësuar e kontraceptivëve modernë midis adoleshentëve është prapë rreth 60%.

Arsyet për këtë janë të komplikuara,

dhe është e pamundur të japim një përgjigje të vetme këtu.

Afrika është një vend i madh me kultura dhe njerëz të ndryshëm.

Por ka disa faktorë kryesorë.

Shumë shtete Sub-Sahariane kanë qënë nën kolonizim deri para disa dekadash,

dhe ka pasur nje periudhe të veshtirë tranziti drejt pavarësisë.

Shtetet e reja ishin zakonisht etnikisht heterogjen dhe i mungonte uniteti.

Disa zona janë përdorur vazhdimisht si zona luftash civile,

konflike ushtarake apo kanë vuajtur nën qeveri të paqëndrueshme,

që e bëri të vështirë të zgjerohej infrastruktura dhe sistemi shëndetësor.

Prandaj Afrika ka filluar akoma më poshtë sesa Azia.

Ndihma e jashtme dhe sidomos si u aplikua, vecanërisht gjatë Luftës së Ftohtë,

është një problem i diskutueshëm.

Por kjo temë është tepër kompleks për tu pergjithësuar në pak fjali,

prandaj do bejmë një video të plotë për të në të ardhmen.

Së fundi, ka disa aspekte kulturore që i bejnë bisedat rreth

planifikimit familjar në konteksin e Afrikës, të vështirë.

Kritikët thonë që të ulësh fertilitetin do të thotë të ndërhysh në cështje kulturore dhe traditash.

Por të mos flasësh për një problem s’do të thotë ta zgjidhësh.

Jo të gjitha këto aspekte ndikojnë në cdo shtet të rajonit.

Po flasim për 46 shtete në fund të fundit,

disa shumë problematike,

disa në progres e sipër,

secila me problemet e veta të ndryshme.

Nëqoftëse rritja e popullatës vazhdon me ritmin prezent,

Afrika Sub-Sahariane mund të rritet në 4 bilionë njerëz në 2100.

Okej. C’mund të bëhet për këtë?

Në fakt, shumë!

Vecanërisht investimet dhe ndihmat që ndihmuan të ndërtohen sistemet e edukimit,

planifikimit të familjes dhe kujdesit shëndetësor.

Ndryshime në dukje të vogla mund të kenë një impakt të jashtëzakonshëm.

Përshembull, nëqoftese gratë marrin edukim më cilësor,

dhe e bëjnë femijën vetëm 2 vjet më vonë në jetë.

Kjo hapësirë e vogel midis kësaj gjenerate dhe tjetrës

do ulte popullsinë me rreth 400 milionë deri në 2100,

me 3.6 bilionë në total.

Neqoftëse edukimi dhe planifikimi familjar bëhet i gjindshëm per cdo femër Afrikane,

aksesi universal i kontraceptivëve e ën pasjen e femijëve, një zgjedhje.

Nëqoftëse familjet e zgjedhin vetë sa fëmijë duan të kenë,

projeksionet e lindjeve bien me 30% në 2.8 bilionë njerëz.

Kjo s’është thjesht teori.

Ka shembuj që të na bejnë optimistë.

Etiopia, shteti Afrikan me popullatën e dytë më të madhe,

ka bërë mjaft progres në shumë pak kohë.

Përmirësimi i shërbimit shëndetësor uli vdekjet foshnore,

nga 20% në 7% nga 1990.

Dhe gati 30% e buxhetit vjetor u investua në edukim,

dhe numri i shkollave u 25-fishua gjatë 2 dekadave.

Pra,

ka mjaft rrugë përpara,

por nuk janë probleme të pazgjidhshme.

Afrika Sub-Sahariane nuk ka nevojë për mëshirë dhe lëmoshë,

por vëmëndje dhe investim të drejtë.

Afrika është një rajon me mjaft resurse, kulturë dhe potencial.

Nëqoftëse shkojnë gjërat mirë,

do shikojmë një kthim sic kemi parë në shumicën e Azisë

në 30 vitet e fundit.

Fund