Optimizmi nihilist. | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Ekzistenca njerëzore është e frikshme dhe konfuze.

Disa qindra mijëra vjet më parë, ne u bëmë të vetëdijshëm dhe e gjetëm vetveten në një vend të quditshëm.

Ky vend ishte i mbushur me qenie të tjera. Disa ne mund t’i hanim; disa mund të na hanin ne.

Aty kishte substanca të lëngëta që mund ta pinim; gjëra permes të cilave formonim gjëra të tjera.

Në qiell, gjatë ditës, gjendej një top i vogël me ngjyrë të verdhë i cili na ngrohte lekurën.

Gjatë natës, ishte i mbushur me drita të bukura.

Ky vend padyshim që ishte i krijuar për ne.

Diçka kujdesej për ne.

Ne ishim në shtëpi. Kjo bënte çdo gjë shumë më pakë të frikshme dhe konfuze.

Por, sa më të vjetër që u bëmë, mësuam më shumë për veten dhe botën rreth nesh.

Ne mësuam se dritat e zbehta në qiell nuk shëndrritin që ne të shohim diçka te bukur, ato thjeshtë shëndrritin.

Mësuam se nuk jemi në qendër të asaj që tani e quajmë univers,

dhe se është shumë, shumë më i vjetër se sa që kemi menduar.

Mësuam se jemi të përbërë prej shumë gjërave të vogla e të vdekura,

të cilat krijojnë gjëra më të mëdha që janë të gjalla, për arsye që nuk dimë,

dhe se ne jemi vetëm një fazë e përkohshme në një histori që përsëritet mbi një miliard vjet.

Ne mësuam, në mahnitje, se jetojmë në një grimcë pluhuri të lagësht, e cila levizë rreth një ylli mesatar

në një rajon të qetë të një krahu të një galaktike mesatare, e cila është pjesë e një grupi galaktik prej nga nuk mund të largohemi kurrë.

Dhe ky grup galaktik është vetëm një nga mijërat që, bashk me të tjerët, formojnë një supergrumbullim galaktik.

Por edhe supergrumbullimi ynë është vetëm një prej mijërave që përbëjnë atë që ne quajmë universi observues.

Universi mund të jetë miliona herë më i madh, por ne nuk do ta dimë kurrë.

Ne mund të japim përshkrime numerike si 200 miliard galaktika

apo triliona yje apo baziliona planete,

por të gjithë këta numra janë të pakuptimtë. Mendjet tona nuk mund ti paraftyrojnë këto shifra.

Universi është tejet i madh. Ka shumë prej tij.

Por madhësia nuk është koncepti më problematik me të cilin duhet të ballafaqohemi.

Është koha, ose, më konkretisht, koha te cilën e kemi në dispozicion.

Nëse je me fat të jetosh deri në 100 vjet,

ti ke 5200 javë në dispozicion.

Nëse tani je 25 vjeç, ke 3900 javë të mbetura.

Nëse do të vdesësh në moshën 70 vjeçare, atëherë ti do të jetosh edhe 2340 javë -

shumë kohë, por, jo në të vërtet

Dhe pastaj çka?

Proceset e tua biologjike do të ndalen,

dhe konfigurimet dinamike që janë ti do të ndalojnë së qeni dinamike.

Do të shpërbehen deri sa s’të ketë më asgjë prej teje.

Disa besojnë se ekziston një pjesë e jona të cilen nuk mund ta shohim as matim,

por nuk kemi asnjë mënyrë për ta testuar këtë, kështu që kjo jetë ndoshta është e vetmja

dhe ne mund të mbesim të vdekur përgjithmonë.

Por kjo është më pak e frikshme se sa që tingëllon.

Nëse nuk i mban në mend 13.75 miliard vitet që kaluan para se ti të ekzistoje,

atëherë triliona triliona vitet që pasojnë do të kalojnë në një kohë shumë të shkurter pas vdekjes tuaj.

Mbylli sytë. Numëro deri në 1.

Aq është ndjenja e pafundësisë.

Dhe, me aq sa dimë, në fund, vetë universi do të vdes dhe asgjë nuk do të ndodh më asnjëherë.

Videot tona shkaktojnë ankth ekzistencial tek shumë njerëz

dhe këto minutat e fundit me shumë gjasë nuk kanë ndihmuar.

Kështu që, kësaj rradhe, duam të japim një mënyrë tjetër për shikimin e këtyre gjërave:

një pikëpamje subjektive, joshkencore. Filozofia e Kurzgesagt, le të themi.

Ju lutem mos e merrni si të vërtetë absolute; ne kemi të njejtën përvojë që keni ju në ekzistencën njerëzore.

Ne e luftojmë ankthin ekzistencial me nihilizëm optimist.

Çfarë nënkuptojmë me ketë?

Për të përmbledhur, duket shumë joprobabile që 200 trilion trilion yje të jenë krijuar për ne.

Në një mënyrë, duket se shakaja më e pakripë në ekzistencë na është bërë neve.

Ne u bëmë të vetëdijshëm vetëm për të kuptuar se ky tregim nuk është për ne.

Edhe pse është shumë mirë të mesosh për elektrone dhe mitokondria,

shkenca nuk ofron aq sa ta bëj ekzistencën tonë më pak depresive.

Në rregull, pastaj çka?

Ti ke vetëm një temptim në jetë, që është gjë e frikshme, por të bën të lirë gjithashtu.

Nëse universi mbaron në “vdekjen e nxehtësisë”, çdo turpërim që ke vuajtur në jetën tënde do të harrohet.

Çdo gabim që ke bëre nuk do të ketë rëndësi në fund.

Çdo gjë e keqe që ke bërë do të zhduket.

Nëse jeta jonë është e vetmja gjë që kemi, atëherë është e vetmja gjë që ka rëndësi.

Nëse universi nuk ka principe, të vetmet principe të nevojshme janë ato për të cilat vendosim ne.

Nëse universi nuk ka qëllim, atëherë ne jemi ata që e zgjedhim qëllimin.

Lloji njerëzor, sipas të gjitha gjasave, do të zhduket herët a vonë,

por para se të zhdukemi, neve na është dhënë shanci të eksplorojmë veten dhe botën rreth nesh.

Ne mund të përjetojmë ndjenja. Ne mund të përjetojmë ushqime, libra, lindje të diellit, dhe ndjenjën e të qenit me njëri-tjetrin.

Vetë fakti që jemi të aftë të mendojmë për këto gjëra është madhështor

Është lehtë të mendojmë për veten si të ndarë nga çdo gjë tjetër, por kjo nuk është e vërtet.

Ne jemi po aq universi sa një yll neutrino

ose një vrimë e zezë ose një nebula.

Edhe më mirë, ne jemi pjesa menduese dhe ndijore e tij,

organet qendrore të universit.

Ne jemi plotësisht të lirë në një park lojrash me madhësi universi,

kështu që pse të mos temptojmë të shijojmë lumturi dhe të krijojmë ndonjë lloj utopije në yje.

Nuk është se kemi zbuluar gjithçka.

Ne nuk dimë pse ligjet e universit janë ashtu siç janë,

si filloi jeta dhe çka është ajo.

Ne nuk dimë çka është vetëdija, apo a jemi vetëm në univers.

Por mund të provojmë të gjejmë disa përgjigje.

Ekzistojnë miliarda yje për tu vizituar, sëmundje për tu shëruar,

njerëz për tu ndihmuar, ndjenja për tu përjetuar

dhe videolojra për tu mbaruar.

Ka ende shumë për tu bërë.

Për ta mbyllur, ju keni përdorur një pjesë të rendësishme të kohës tuaj.

Nëse kjo është mundësia jonë e vetme në jetë, nuk ka asnjë arsye pse të mos kënaqemi

dhe të jetojmë aq të lumtur sa kemi mundësi.

Pikë të shtuara nëse bëni jetën e njerëzve tjerë më të mirë.

Më shumë pikë të shtuara nëse kontriboni në ndërtimin e një mbretërije galaktike njerëzore.

Bëri gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Ti je ai që vendos çka e mira do të thotë për ty.