Vetmia | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Të gjithë ndihemi të vetmuar kohë pas kohe.

Kur nuk kemi njeri që të ulemi pranë në drekë,

kur shpërngulemi në një qytet të ri,

ose kur askush nuk ka kohë për ne në fundjavë.

Por gjatë dekadave të fundit, kjo ndjenjë e rastësishme është bërë kronike për miliona njerëz.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 60% e njerëzve 18 deri në 34 vjeç thonë se shpesh ndihen të vetmuar.

Në SHBA, 46% e të gjithë popullsisë ndihet e vetmuar rregullisht.

Ne jetojmë në kohën më të lidhur në historinë njerëzore.

E megjithatë, një numër i tepër i madh prej nesh ndihet i izoluar.

Të qenit vetëm dhe të qenit i vetmuar nuk janë e njëjta gjë.

Ju mund të mbusheni me lumturi nga vetja dhe të urreni çdo sekondë të rrethuar nga miqtë.

Vetmia është një përvojë tërësisht subjektive, individuale.

Nëse ndihesh i vetmuar, je i vetmuar.

Një stereotip i zakonshëm është se vetmia ndodh vetëm tek njerëzit që nuk dinë si të bisedojnë me njerëzit,

ose si të sillen rreth të tjerëve.

Por studimet e bazuara në popullatë kanë treguar se aftësitë sociale nuk bëjnë praktikisht asnjë ndryshim për të rriturit kur bëhet fjalë për lidhjet shoqërore.

Vetmia mund të prekë të gjithë: paratë, fama, fuqia, bukuria, aftësitë sociale, një personalitet i shkëlqyer;

Asgjë nuk mund të na mbrojë nga vetmia sepse është pjesë e biologjisë sonë.

Vetmia është një funksion trupor, si uria.

Uria ju bën t’i kushtoni vëmendje nevojave tuaja fizike.

Vetmia ju bën të keni kujdes për nevojat tuaja sociale.

Trupi juaj kujdeset për nevojat tuaja shoqërore, sepse miliona vjet më parë ishte një tregues i mirë i gjasave që ju keni për të mbijetuar.

Seleksionimi natyror shpërblente paraardhësit tanë për bashkëpunimin, dhe për formimin e lidhjeve me njëri-tjetrin.

Truri ynë u rrit dhe u bë gjithnjë e më shumë i përshtatur mirë për të njohur atë që të tjerët mendonin dhe ndienin,

dhe për të formuar dhe mbështetur lidhjet sociale.

Të qënit social u bë pjesë e biologjisë sonë.

Lindje në grupe prej 50 deri në 150 njerëz, me të cilët zakonisht qëndroje deri në fund të jetës tënde.

Marrja e kalorive të mjaftueshme, të qënit i sigurt dhe i ngrohtë, ose të kujdesurit për pasardhësit ishte praktikisht e pamundur vetëm.

Të qënit bashkë do të thoshte mbijetesë.

Të qenit i vetëm do të thoshte vdekje.

Pra, ishte e rëndësishme që të shkonit mirë me të tjerët.

Për paraardhësit tuaj, kërcënimi më i rrezikshëm për mbijetesë nuk ishte të haheshin nga një luan,

por ishte mospranimi në rrethe sociale dhe të qënit i përjashtuar.

Për ta shmangur këtë, trupi juaj shpiku “dhimbjen sociale”.

Dhimbja e këtij lloji është një përshtatje evolucionare ndaj refuzimit:

një lloj sistemi paralajmërues i hershëm për t’u siguruar që të ndaloni sjelljen që do t’ju izolonte.

Paraardhësit tuaj që përjetuan refuzimin si më të dhimbshëm, kishin më shumë gjasa të ndryshonin sjelljen e tyre kur refuzoheshin

dhe kështu qëndronin në fis, ndërsa ata që nuk silleshin kështu përjashtoheshin dhe me shumë gjasa vdisnin.

Kjo është arsyeja pse refuzimet na lëndojnë.

Dhe edhe më shumë, pse vetmia është kaq e dhimbshme.

Këto mekanizma për të na mbajtur të lidhur kanë punuar shumë mirë për pjesën më të madhe të historisë sonë,

derisa njerëzit filluan të ndërtojnë një botë të re për veten e tyre.

Epidemia e vetmisë që shohim sot me të vërtetë filloi vetëm në fund të Rilindjes.

Kultura perëndimore filloi të përqendrohet tek individi.

Intelektualët u larguan nga kolektivizmi i Mesjetës, ndërsa teologjia e re protestante theksoi përgjegjësinë individuale.

Kjo prirje u përshpejtua gjatë Revolucionit Industrial.

Njerëzit i braktisën fshatrat dhe fushat e tyre për të hyrë në fabrika.

Komunitetet që kishin ekzistuar për qindra vite filluan të shpërbëheshin, ndërsa qytetet u zmadhuan.

Ndërsa bota jonë shpejt u bë moderne, ky trend u rrit gjithnjë e më shumë.

Sot lëvizim distanca të mëdha për punë të reja, dashuri dhe edukim, dhe lëmë rrjetin tonë shoqëror pas.

Ne takojmë më pak njerëz në person, dhe takohemi me ta më rrallë se në të kaluarën.

Në SHBA, numri mesatar i miqve të ngushtë ra nga 3 në 1985 në 2 në 2011.

Shumica e njerëzve bien në vetmi kronike aksidentalisht. Ti arrin moshën e rritur dhe bëhesh i zënë me punë,

universitet, romancë, fëmijë dhe Netflix. Nuk ka kohë të mjaftueshme.

Gjëja më e përshtatshme dhe e lehtë për të sakrifikuar është koha me miqtë.

Deri sa të zgjohesh një ditë dhe kupton se ndihesh i izoluar;

që ke mall për marrëdhënie të ngushta.

Por është e vështirë të gjesh lidhje të ngushta si i rritur dhe kështu, vetmia mund të bëhet kronike.

Ndërkohë që njerëzit ndjehen shumë mirë për gjëra të tilla si iPhonet dhe anijet kozmike,

trupat dhe mendjet tona janë thelbësisht po ato që ishin 50000 vjet më parë.

Ne jemi akoma të akorduar biologjikisht për të qenë me njëri-tjetrin.

Studimet në shkallë të gjerë kanë treguar se stresi që vjen nga vetmia kronike

është ndër gjërat më të pashëndetshme që ne mund të përjetojmë si njerëz.

Kjo përshpejton plakjen, e bën kancerin më vdekjeprurës,

Alzheimerin më shpejt të avacuar, sistemet imune më të dobëta.

Vetmia është dy herë më vdekjeprurëse se sa obeziteti dhe aq vdekjeprurëse sa pirja e një paketë cigare në ditë.

Gjëja më e rrezikshme në lidhje me të është se sapo të bëhet kronike, mund të bëhet vetë-mbështetëse.

Dhimbja fizike dhe sociale përdorin mekanizma të përbashkëta në trurin tuaj. Të dyja ndihen si një kërcënim,

dhe kështu, dhimbja sociale çon në sjellje të menjëhershme vetëmbrojtëse kur ajo është shkaktuar mbi ju.

Kur vetmia bëhet kronike, truri juaj shkon në gjendje vetë-mbrojtëse.

Fillon të shohë rrezikun dhe armiqësinë kudo.

Por kjo nuk është e gjitha.

Disa studime zbuluan se kur je i vetmuar, truri është shumë më i hapur dhe i vëmendshëm ndaj sinjaleve sociale,

ndërsa në të njëjtën kohë, bëhet më i keq në interpretimin e tyre në mënyrë korrekte.

Ju kushtoni më shumë vëmendje të tjerëve

por i kuptoni ata më pak.

Pjesa e trurit tuaj që njeh fytyrat çakordohet

dhe ka më shumë gjasa të kategorizojë fytyrat neutrale si armiqësore, gjë që e bën mosbesues ndaj të tjerëve.

Vetmia ju bën të supozoni më të keqen për qëllimet e të tjerëve ndaj jush.

Për shkak të kësaj bote të perceptuar si armiqësore, ju mund të bëheni më të përqendruar në vetvete për të mbrojtur veten,

që mund t’ju bëjë të dukeni më të ftohtë,

me pak miqësore dhe të çuditshëm në shoqëri se sa ju me të vërtetë jeni.

Nëse vetmia është bërë një prani e fortë në jetën tuaj,

gjëja e parë që mund të bëni është të përpiqeni të njihni ciklin vicioz në të cilin mund të bini pre.

Zakonisht është diçka si kjo:

Një ndjenjë fillestare izolimi çon në ndjenjat e tensionit dhe trishtimit, gjë që ju bën të përqendroni vëmendjen tuaj

në mënyrë selektive në ndërveprime negative me të tjerët.

Kjo i bën mendimet tuaja për veten dhe të tjerët më negative,

e cila pastaj ndryshon sjelljen tuaj.

Ju filloni të shmangni bashkëveprimin shoqëror, që çon në më shumë ndjenja izolimi.

Ky cikël bëhet më i rëndë dhe më i vështirë për t’i shpëtuar çdo herë.

Vetmia ju bën të uleni larg të tjerëve në klasë,

mos i përgjigjeni telefonit kur miqtë telefonojnë, mos të pranoni ftesa

derisa ftesat të ndalen.

Secili prej nesh ka një histori për veten tonë dhe nëse historia juaj bëhet që njerëzit ju përjashtojnë,

të tjerët e kuptojnë këtë, dhe kështu bota e jashtme mund të bëhet në mënyrën se si ju ndiheni për të.

Ky është shpesh një proces ngadalësues që kërkon vite,

dhe mund të përfundojë në depresion dhe një gjendje mendore që pengon lidhjet, edhe nëse ju i dëshironi ato.

Gjëja e parë që mund të bëni për të shpëtuar është të pranoni se vetmia është një ndjenjë tërësisht normale dhe nuk ka asgjë për të cilën duhet të turpërohesh.

Në fakt, të gjithë ndjehen të vetmuar në disa pikë në jetën e tyre, kjo është një përvojë universale njerëzore.

Ju nuk mund të eliminoni ose injoroni një ndjenjë derisa të shkojë larg magjikisht,

por ju mund ta pranoni që e ndjeni atë dhe të hiqni qafe shkakun e saj.

Ju vetë mund të vetë-ekzaminoni gjërat në të cilat fokusoni vëmendjen tuaj, dhe kontrolloni nëse jeni duke u përqendruar në mënyrë selektive në gjërat negative.

A ishte ky bashkëveprim me një koleg me të vërtetë negativ, apo ishte me të vërtetë neutrale apo edhe pozitive?

Cila ishte përmbajtja aktuale e një ndërveprimi?

Çfarë tha personi tjetër?

Dhe ata a thanë diçka të keqe, apo a keni shtuar kuptim shtesë për fjalët e tyre?

Ndoshta një person tjetër nuk ishte me të vërtetë duke reaguar negativisht, por s’kishte shumë kohë.

Pastaj, kemi mendimet tuaja rreth botës. A po supozoni më të keqen për qëllimet e të tjerëve?

A hyni në një situatë sociale për të cilën keni vendosur tashmë se si do të shkojë?

A supozoni që të tjerët nuk duan që ju të jeni përreth tyre?

A po përpiqeni të shmangni lëndimin duke mos rrezikuar hapjen ndaj të tjerëve?

Dhe, nëse po, a mund të provoni të mendoni pozitivisht për sjelljen e të tjerëve ndaj jush?

A mund të supozoni që ata nuk janë kundër jush?

Mund të rrezikoni përsëri të hapeni dhe të jeni më të cënueshem?

Dhe së fundi, sjellja juaj.

A po shmangni mundësitë që të jeni rreth të tjerëve? A po kërkoni justifikime për të refuzuar ftesat?

Apo po i shtyni të tjerët larg për të mbrojtur veten?

A po veproni sikur po sulmoheni?

A jeni me të vërtetë në kërkim të lidhjeve të reja, apo a jeni të vetëkënaqur me situatën tuaj?

Sigurisht, çdo person dhe situatë është unike dhe e ndryshme,

dhe vetëm analiza e vetvetes mund të mos jetë e mjaftueshme.

Nëse ndiheni të paaftë për të zgjidhur situatën tuaj vetë,

përpiquni të kontaktoni dhe të merrni ndihmë profesionale. Kjo nuk është një shenjë dobësie, por shenjë guximi.

Sido që ne ta shikojmë vetminë, si një problem tërësisht individual që ka nevojë të zgjidhet për të krijuar më shumë lumturi personale, ose si një krizë shëndetësore publike,

është diçka që meriton më shumë vëmendje.

Njerëzit kanë ndërtuar një botë që është e mahnitshme, e megjithatë, asnjë nga gjërat me shkëlqim

që ne kemi bërë nuk është në gjendje të kënaqë ose zëvendësojë nevojën tonë themelore biologjike për lidhje.

Shumica e kafshëve marrin atë që ata kanë nevojë nga ato që i rrethojnë. Ne marrim atë që kemi nevojë nga njëri-tjetri,

dhe ne duhet të ndërtojmë botën tonë artificiale njerëzore bazuar në këtë.

Le të provojmë diçka së bashku: le t’i drejtohemi dikujt sot,

pavarësisht nëse ndiheni pak i vetmuar, ose nëse doni të bëni ditën e dikujt tjetër më të mirë.

Ndoshta shkruajini një miku që nuk i keni folur për një kohë të gjatë.

Telefononi një anëtar të familjes i cili është mbyllur ne vetvete.

Ftoni një shok pune për një kafe,

ose thjesht shkoni për të bërë diçka që zakonisht keni shumë frikë ta bëni ose jeni shumë dembel për ta bërë, si një ngjarje D&D ose një klub sportiv.

Të gjithë janë të ndryshëm, kështu që ju e dini se çfarë ju përshtatet ju.

Ndoshta asgjë nuk do të vijë prej saj, dhe kjo është në rregull. Mos e bëni këtë me ndonjë shpresë.

Qëllimi është thjesht të hapeni pak;

për të ushtruar muskujt tuaj të lidhjes, kështu që ata mund të rriten më shumë me kalimin e kohës,

ose për t’i ndihmuar të tjerët t’i ushtrojnë ato.

Ne duam të rekomandojmë dy nga librat që lexuam ndërsa studionim për këtë video.

‘Ndihma e parë emocionale’ nga Guy Winch, një libër që adreson,

mes temave të tjera, si të merresh me vetminë në një mënyrë që ne gjetëm të dobishme dhe të veprueshme

dhe ‘Vetmia: Natyra Njerëzore dhe Nevoja për Lidhje Sociale’ nga John Cacioppo dhe William Patrick.

Është një eksplorim argëtues dhe shkencor mbi arsyen pse ne përjetojmë vetminë në një nivel biologjik,

se si u përhap në shoqëri dhe çfarë shkenca ka për të thënë se si të shpëtojmë prej saj.

Linqet për të dy librat janë në përshkrimin e videos.

Faleminderit që e ndoqët këtë video. Mos harroni të abonoheni!