Coronavirus Shpjegoi dhe farë duhet të bëni | Kurzgesagt

🎁Amazon Prime 📖Kindle Unlimited 🎧Audible Plus 🎵Amazon Music Unlimited 🌿iHerb 💰Binance

Video

Transkripte

Në Dhjetor 2019, autoritetet kineze,

njoftuan vendet e botës se një virus po përhapet në komunitetet e tyre.

Në muajt në vijim, u përhap në vendet e tjera, ku rastet dyfishoheshin brenda ditës.

Ky virus njihet si Koronavirusi 2 me Sindroma të Rënda Akute të Frymëmarrjes (SARS),

që shkakton sëmundjen e quajtur Covid-19, i njohur gjithashtu si koronavirusi.

Ç’ndodh kur ajo prek njeriun dhe ç’duhet të bëjmë ne si shoqëri?

Virusi është një guaskë që mbështjell material gjenetik dhe disa proteina, i cili nuk konsiderohet si diçka e gjallë.

Virusi mundet të shumohet, vetëm kur hyn në qeliza të gjalla.

Korona mund të përhapet përmes sipërfaqeve,

por ende nuk dihet se sa gjatë mund të jetojë në to.

Virusi përhapet përmes piklave të pështymës kur kollitemi, apo kur prekim një të sëmurë e më pas fytyrën

si p.sh: kur fërkojmë sytë ose hundën.

Rrugëtimi i virusit nis këtu dhe pastaj futet pa u ndjerë nëpër trup.

Vendmbërritja janë zorrët, shpretka ose mushkëritë, ku mund të ketë ndikimin më të madh.

Mjaftojnë vetëm disa koronaviruse për të shktaktuar një gjendje mjaft të rëndë.

Mushkëritë janë të mbështjella me miliarda qeliza epiteliale.

Këto janë qelizat e skajshme, që mbështjellin organet dhe mukozën, të cilat janë të prirura për t’u infektuar.

Korona lidhet me një receptor specifik në membranat e “qelizës viktimë”, ku injekton materialin e saj gjenetik.

Qeliza, në padijeni të asaj që po ndodh, zbaton udhëzimet e reja, të cilat janë shumë të thjeshta:

kopjo dhe rindërto.

Kopjet e virusit origjinal mbushin qelizën, derisa arrihet një pikë, ku qeliza merr urdhrin e fundit.

Vetëshkatërrimin.

Qeliza shpërbëhet, duke çliruar grimcat e reja të koronës, të cilat sulmojnë qelizat e tjera.

Numri i qelizave të infektuara rritet eksponencialisht.

Pas rreth 10 ditëve, miliona qeliza të trupit infektohen, dhe miliarda viruse mësymin mushkëritë.

Virusi nuk ka shkaktuar ende shumë dëme, por tani korona thërret një bishë kundra nesh,

vetë sistemin tonë imunitar.

Sistemi imunitar, edhe pse na mbron, mund të kthehet kundra nesh, ndaj ka nevojë për udhëzime rigoroze.

Teksa qelizat imunitare futen në mushkëri për ta luftuar virusin, korona i infekton disa, duke i “hutuar” ato.

Qelizat nuk kanë as veshë e as sy.

Ato komunikojnë kryesisht përmes proteinave të vogla të informacionit të quajtuara, “citokine”.

Ato kontrollojnë thuajse çdo reaksion të rëndësishëm imunitar.

Korona bën që qelizat e infektuara imunitare të reagojnë ashpër dhe të humbasin kontrollin.

Sistemi sulmon ç’të dalë para e dërgon ushtarë me tepri, duke shteruar burimet e veta dhe duke shkaktuar dëme.

Kemi dy lloje qelizash në veçanti, që janë “problematike”.

Së pari, neutrofilet, janë të zonja në eliminim e grimcave, përfshirë edhe qelizat tona.

Teksa me mijëra prej tyre afrohen, ato çlirojnë enzima që shkatërrojnë po aq qeliza mike, sa edhe armike.

Lloji tjetër, janë qelizat-T “vrasëse”, të cilat urdhërojnë qelizat të vetëshkatërrohen.

Mirëpo, ashtu në hutesë, ato u thonë edhe qelizave të shëndetshme të vetëvriten.

Sa më shumë qeliza imunitare, aq më shumë dëme ka e aq më shumë ind shpërbëhet.

Kjo mund të çojë deri në dëme të përhershme dhe në probleme që zgjasin gjatë gjithë jetës.

Në shumicën e rasteve, sistemi imunitar rimerr ngadalë frerët.

Ai vret qelizat e infektuara, ndalon viruset që provojnë të infektojnë qeliza të reja dhe pastron “fushëbetejën”.

Kështu, fillon shërimi.

Shumica e të infektuarve nga korona, e kalojnë atë me simptoma të lehta.

Por shumë raste të tjera, kalojnë në raste të rënda, madje kritike.

Akoma nuk e dimë përqindjen, sepse jo të gjitha rastet janë identifikuar,

por dihet me siguri se është më e lartë se ajo me grip të zakonshëm. Në rastet më të rënda,

miliona qeliza epiteliale vdesin dhe me to, mbështjellja mbrojtëse e mushkërive zhduket.

Alveolet, qeset e ajrit që realizojnë frymëmarrjen, infektohen nga bakteret, gjë që zakonisht, s’ka rrezik.

Pacientët marrin pneumoni.

Frymëmarrja bëhet e vështirë ose e pamundur, dhe pacientëve u duhen ventilatorë për të mbijetuar.

Tashmë sistemi imunitar ka luftuar në kapacitet të plotë për javë të tëra dhe ka prodhuar miliona armë antivirale.

Tani që mijëra bakterie shumohen me shpejtësi, sistemi imunitar bëhet i pafuqishëm.

Bakteret futen në gjak dhe e pushtojnê trupin. Nëse kjo ndodh, pacienti me shumë gjasë, vdes.

Koronavirusi krahasohet me gripin e zakonshëm, por në fakt, është shumë më i rrezikshëm.

Edhe pse e vështirë të dihet përqindja e saktë e vdekjeve gjatë një pandemie,

tashmë e dimë ai që ngjitet dhe përhapet më shpejt se gripi i zakonshëm.

E ardhmja e një pandemie të tillë, ka dy rrjedha: të shpejtë, ose të ngadalshme.

E ardhmja varet nga mënyra se si ne do të reagojmë në ditët e hershme të pandemisë.

Një pandemi e shpejtë do të jetë e tmerrshme dhe do të marrë shumë jetë,

por një pandemi e ngadaltë, nuk do të shkruhet në librat e historisë.

Në rastin më të keq, një pandemi e shpejtë, fillon me një rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve,

sepse nuk janë marrë masa për ta ngadalësuar.

Pse është kaq e keqe kjo?

Në një pandemi të shpejtë, shumë individë sëmuren në të njejtën kohë.

Nëse numri i pacientëve rritet shpejt, sistemet shëndetësore s’mund ta përballojnë dyndjen.

Ne s’do kishim burime të mjaftueshme, si staf mjekësor, apo ventilatorë, për t’i ndihmuar të gjithë.

Njerëzit do të vdisnin pa marrë shërbimin.

Nëse numri i mjekëve e infermierëve të prekur do rritej, kapaciteti i sistemit shëndetësor do të binte më tej.

Nëse kjo ndodh, do na duhet të marrim vendime të tmerrshme për atë se kush duhet të jetojë e kush jo.

Numri i vdekjeve rritet shumë në një skenar të tillë.

Për ta shmangur këtë, të gjithë ne, duhet të bëjmë çmos për ta ngadalësuar pandeminë.

Pandemitë ngadalësohen me marrjen e masave të duhura,

sidomos në fazat e hershme, ku të gjithë të prekurit mund të trajtohen dhe spitalet të mos mbingarkohen.

Meqë akoma nuk e kemi vaksinën për koronën, na duhet një qasje e re në sjelljen sociale

dhe të sillemi si një “vaksinë sociale”. Kjo nënkupton dy gjëra:

  1. Të mos infektohemi.
  2. Të mos i infektojmë të tjerët.

Edhe pse në dukje e parëndësishme, larja e duarve është parandaluesi më i mirë.

Sapuni në fakt është një armë e fuqishme.

Koronavirusi mbështillet nga një shtresë yndyrore.

Sapuni e zbërthen yndyrën dhe e bën virusin të pafuqishëm të infektojë.

Sapuni lëmon duart dhe me lëvizjen mekanike të larjes, viruset largohen.

Për t’i larë siç duhet, lajini sikurse të kishit prekur spec djegës para se të vendosnit lentet e kontaktit.

Masa tjetër, është distancimi shoqëror, e cila edhe pse një përvojë e pakëndshme,

është e frytshme të ndërmerret. Pra, s’ka përqafime dhe shtrëngime duarsh.

Nëse mund të rrish në shtëpi, rri në shtëpi për t’i mbrojtur ata që duhet të rrinë jashtë që shoqëria të funksionojë:

nga mjekët deri tek arkëtarët, apo policët. Ne varemi nga ta, e ata varen nga ne që të mos prekemi.

Në shkallë globale, kemi karantinat, që janë kufizime udhëtimesh, ose urdhra për të qëndruar në shtëpi.

Karantinat nuk janë përvojë e këndshme dhe s’janë masa të zakonshme,

por ato na ofrojnë ne dhe sidomos hulumtuesve, kohë të vyer për të gjetur mjekimin dhe vaksinën.

Prandaj nëse jeni në karantinë, kuptojeni arsyen dhe respektojeni këtë vendim.

Dihet që kjo nuk është e këndshme, por është një sakrificë mjaft e vogël për situatën.

Fundi i pandemisë, varet nga mënyra se si ajo fillon.

Nëse fillojnë shpejt dhe me lakore të thiktë, përfundojnë keq.

Nëse fillojnë ngadalë dhe me lakore të butë, përfundojnë disi më mirë.

Sot, e kemi vetë në dorë.

Si në kuptimin e plotë të fjalës,

ashtu edhe në kuptimin e figurshëm.

Një falenderim i veçantë për ekspertët që na ndihmuan në një kohë kaq të shkurtër me këtë video,

veçanërisht “Our World In Data”,

një publikim “online” për hulumtime dhe të dhëna për problemet më të mëdha botërore

dhe si të bëjmë bëjmë para me zgjidhjen e tyre.

Vizitoni rrjetfaqen e tyre. Aty do gjeni një faqe për pandeminë që përditësohet vazhdimisht.

“Qëndroni të sigurtë!”